Zgjedhjet lokale në Kosovë/ Numërohen 97% e kutive të votimit, kryeson LVV. Si renditen partitë e tjera?

Picture of INA
INA

14/10/2025

Me 97% të kutive të votimit të numëruara në sistemin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, tashmë ka një pasqyrë mbi renditjen e partive nga zgjedhjet lokale të 12 tetorit në Kosovë.

Në garën për kryetarë komunash, prin Lëvizja Vetëvendosje me mbi 210 mijë vota, apo 27% të numrit të përgjithshëm.

E dyta renditet Partia Demokratike e Kosovës me mbi 194 mijë vota ose 24%.

Si parti e tretë është Lidhja Demokratike e Kosovës, që në total deri më tani ka marrë mbi 180 mijë vota ose 22% e Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës renditet e katërta me mbi 73 mijë vota ose 9 për qind të numrit të përgjithshëm.

Sa u përket ulëseve në Kuvendet Komunale në të gjithë Kosovën, prin Partia Demokratike e Kosovës me 24% të votave ose me 208 vende të siguruara. Pasohet nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 22% ose 199 ulëse. E treta është Lëvizja Vetëvendosje që siguroi 188 vende ose 21% të votave dhe AAK-ja siguroi 98 ulëse apo 10% të numrit të përgjithshëm.

Në Kosovë, ndërkohë po vazhdon numërimi i votave të kandidatëve për Kuvendet Komunale. Deri më tani janë numëruar 200 vendvotime.

Krahas numërimit do të bëhet edhe verifikimi i rezultateve preliminare për kryetarë komunash dhe partive për Kuvendet Komunale.

Pas përfundimit të këtij procesi, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të bëhet numërimi i votave të diasporës, atyre me kusht dhe personave me nevoja të veçanta.

TË FUNDIT

Mashtrohet biznesmeni kumanovar, ia morën 18 mijë euro!

Olta Gixhari tregon për herë të parë çfarë ka ndodhur me syrin e saj: Po kaloj një problem shëndetësor

“Nuk i pëlqen Luizit”/ Ndjekësi i’a thotë troç, Kiara Tito shpërthen: Kjo jam unë, gjithashtu të sygjeroj…

Iseni: Kur flet për UÇK-në, po harron ata që sakrifikuan

Aliu paralajmëron ndryshime ligjore: Mjekët dhe personeli mjekësor do t’i nënshtrohen testit anti-drogë

Zgjedhjet lokale/ KSHZ-ja përgatitet për të dielën, dorëzohet materiali zgjedhor

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË