Zgjedhjet lokale/ Parashikohet humbja e PDK-së në Drenas

Picture of INA
INA

11/10/2025

Të dielën, qytetarët e Kosovës do të dalin në zgjedhjet lokale për të zgjedhur kryetarët e komunave. Ndër komunat me më shumë vëmendje dhe tension është Drenasi, ku gara është shoqëruar me përplasje të forta politike dhe ndasi të brendshme.

Në qendër të zhvillimeve ndodhet kandidati Ramiz Lladrovci, i cili këtë herë nuk garon me mbështetjen zyrtare të Partisë Demokratike të Kosovës.

Vendimi i PDK-së për të mos e rikandiduar Lladrovcin ka sjellë përçarje brenda degës lokale të partisë, duke nxitur krijimin e subjektit të ri PDKRLl, me të cilin ai po hyn në garë.

Kjo situatë ka ndikuar në ndarjen e votës tradicionale të PDK-së dhe ka rritur ndjeshëm tensionin politik në komunë.

Analistët politikë e kanë komentuar këtë situatë duke kërkuar nga qytetarët që të bëjnë kujdes se kujt do t’ia besojnë votën e tyre.

Jakupi: Gara mund të bëhet e ashpër

Në një prononcim për “Bota sot, analisti politik, Zejnullah Jakupi, ka pohuar se situata politike në Drenas është komplekse dhe sfiduese për PDK-në, pas vendimit për të mos kandiduar Ramiz Lladrovcin si kryetar me listën zyrtare të partisë.

“Kjo është një çështje me shumë dinamika dhe faktorë që mund ta vënë PDK‑në në provë në Drenas. 
PDK-ja ka vendosur që Ramiz Lladrovci të mos kandidojë për pozitën e kryetarit me listë zyrtare të partisë. Në vend të tij, partia për Drenas ka miratuar Petrit Hajdarin si kandidat për kryetar komunë. 
Kjo lë një hendek emocjonal me bazën që kishte Lladrovci dhe krijon hapësirë për reagime brenda partisë. Dhe Lladrovci nuk është dorëzuar — ai ka themeluar subjektin e tij lokal PDKRLI me të cilin do të garojë për asamble dhe për kryetar në Drenas. Kjo nismë mund të polarizojë elektoratin – një pjesë që më parë mbështeste PDK + Lladrovcin mund të kalojë “me të” për subjektin e tij”, është shprehur ai.


Ka indikacione për përçarje dhe moskonsensus brenda deges së PDK-së në këtë komunë.
Një njeri që dikur kishte mbështetjen e degës lokale (Lladrovci) tashmë është jashtë listës zyrtare — kjo tregon se ka peshë politike që nuk u morën parasysh.
Madje në vitin 2024, PDK-ja ka humbur shumicën në Kuvendin Komunal të Drenasit pasi kryetari i kuvendit u shkarkua me iniciativë të disa asamblistëve të PDK-së që ishin pakënaqur.
Kjo tregon se konsensusi në strukturat lokale nuk është strikt dhe se opozita (ose forca brenda partisë) mund të luajë me ndarjet brenda përfitues. Akuza për abuzim me prona e ka nxjerrur edhe më të fortë.
Dega lokale e PDK-së në Drenas ka votuar për të mbështetur këndvështrimin që Lladrovci të kandidojë. 
Kjo tregon se ai ka ndikim dhe përshtypje të mirë te shumë antarë. Lladrovci shpesh flet për unitet dhe për t’i tejkaluar “zërat që përçanë” partinë. 
Në kushtet kur partia është sfiduar, një lider që është njohur dhe ka legjitimitet lokal mund të mobilizojë besnikët.
Deri tani nuk dihet se a ka një forcë të madhe që shihet si rival konkret që mund ta rrëzojë PDK-në me një marshim të vetëm. Opozita mund të jetë e fragmentuar dhe pa përfaqësim të unifikuar”, ka shpjeguar Jakupi.

Tutje, Jakupi ka paralajmëruar se pjesëmarrja e Lladrovcit me subjektin e tij (PDKRLl) mund ta ndajë votën pro-PDK dhe se gara pritet të jetë e ngushtë.

“Nëse Lladrovci vetë merr pjesë me subjektin e tij (PDKRLl) dhe mobilizon pjesën e bazës që e mbështet atë, PDK-ja zyrtare mund të “blejë” kandidatin e tij si rival brenda garës — duke e ndarë votën tradicionalisht pro‑PDK dhe duke humbur shumicën absolute. Pra, gara mund të bëhet e ashpër dhe çdo përqindje votash mund të jetë vendimtare. Nëse PDK-ja arrin të ruajë përkrahjen e bazës së saj historike, të mobilizojë strukturat lokale dhe të shmangë përçarjet, ajo ka ende shanse të mira për të fituar – megjithëse nuk është e garantuar. Ka një probabilitet që asnjëra palë të mos fitojë me një shumicë të madhe dhe të duhet koalicion ose përkrahje të jashtme për të qeverisur në asamble komunale. Një element kryesor do të jetë mobilizimi në fushatë, mobilizimi i strukturave lokale, imazhi i kandidatëve, dhe perceptimi për transparencë dhe integritet, sidomos në dritën e akuzave dhe audio-materialeve që qarkullojnë”, ka vlerësuar Jakupi.
Ndërsa, veprimtari Agim Aliçkaj ka thënë se zgjedhjet lokale të 12 tetorit në Kosovë priteshin të jenë të mërzitshme për shkak të lodhjes.

Por të njëjtin mendim nuk e ka për ato në Drenas, duke thënë se janë bërë interesante.

“Zgjedhjet lokale të 12 tetorit në Kosovë priteshin të ishin të mërzitshme. Pas shumë zhgënjimeve me zgjedhjet nacionale, veçanërisht me bllokimin e formimit të institucioneve nga partitë humbëse, votuesit janë përfshirë nga frustrimi dhe lodhja.
Një nga më interesantet është gara në Drenas, ku kampioni i përkushtimit dhe suksesit është fituesi gjashtëmandatesh, z. Ramiz Lladrovci.

Në Drenas do të vendoset nëse do të fitojë kompetenca apo partia! A do të triumfojnë ndershmëria dhe drejtësia, apo korrupsioni dhe hajnia?

Me punën e tij, Ramiz Lladrovci është bërë simbol i integritetit dhe përkushtimit ndaj qytetarëve. PDK-ja (Partia Demokratike e Kosovës) ende konsiderohet parti e korruptuar, pasuria e udhëheqësve të së cilës nuk ka kufij. Ata kanë problem me Ramiz Lladrovcin, sepse ai nuk i lejon të vazhdojnë pasurimin e tyre të paligjshëm në nivel lokal, në Drenas”, ka thënë ai.

TË FUNDIT

Ahmeti: Mbrëmë në Kumanovë i gjithë populli ishte ngritur në këmbë

Taravari: Nesër në Gostivari vulosen fillimin e fitores dhe përgjigjen e 19 tetorit

Visar Ademi: “Gostivari po zbrazet – është koha ta pastrojmë qytetin nga korrupsioni dhe ta rindërtojmë ekonominë”

Investo në Atdhe – Fatmir Limani nga Austria prezanton Planin 7-Pikësh për zhvillim dhe investime në Kërçovë

Zgjedhjet lokale/ Parashikohet humbja e PDK-së në Drenas

I dhanë fund romancës për shkak të xhelozisë? E vërteta e ndarjes mes Bora Zemanit dhe Donald Veshaj

ME TE LEXUARA

1
Ahmeti: Mbrëmë në Kumanovë i gjithë populli ishte ngritur në këmbë
1
Taravari: Nesër në Gostivari vulosen fillimin e fitores dhe përgjigjen e 19 tetorit
1
Visar Ademi: “Gostivari po zbrazet – është koha ta pastrojmë qytetin nga korrupsioni dhe ta rindërtojmë ekonominë”
1
Investo në Atdhe – Fatmir Limani nga Austria prezanton Planin 7-Pikësh për zhvillim dhe investime në Kërçovë
1
Zgjedhjet lokale/ Parashikohet humbja e PDK-së në Drenas

LEXO MË SHUMË

Ahmeti: Mbrëmë në Kumanovë i gjithë populli ishte ngritur në këmbë

Taravari: Nesër në Gostivari vulosen fillimin e fitores dhe përgjigjen e 19 tetorit

Visar Ademi: “Gostivari po zbrazet – është koha ta pastrojmë qytetin nga korrupsioni dhe ta rindërtojmë ekonominë”

Investo në Atdhe – Fatmir Limani nga Austria prezanton Planin 7-Pikësh për zhvillim dhe investime në Kërçovë

Zgjedhjet lokale/ Parashikohet humbja e PDK-së në Drenas

I dhanë fund romancës për shkak të xhelozisë? E vërteta e ndarjes mes Bora Zemanit dhe Donald Veshaj