Zhurma e makinerive zëvendësohet me heshtjen e premtimeve – Pas përfundimit të zgjedhjeve ndaluan edhe punimet në rrugë

Picture of INA
INA

06/11/2025

Fushata zgjedhore solli makineritë, materialin për asfaltim dhe shpresën se më në fund do t’i jepej fund gropave e pluhurit që për vite i kanë lodhur banorët. E tillë është situata edhe në disa prej rrugëve në Çair, ku punimet nisën me ritëm, tabelat u vendosën, rrugët u çanë, e qytetarët nisën të besonin se diçka po ndryshon.

“Por menjëherë pas zgjedhjeve, zhurma e makinerive u fashit, ato madje nuk shihen më në terren, punimet u ndalën aty ku ishin, dhe rrugët mbetën të copëtuara, të paasfaltuara, më keq se më parë”, raporton gazetarja e Alsat, Ajnur Bafqari.

Tani, në vend të rrugëve të rregulluara, në disa rrugica, qytetarët përballen me baltë, pluhur dhe gropa të rrezikshme. Banorët thonë se kjo situatë tashmë është e njohur për ta, megjithatë ata presin që punimet nuk do të lihen për gjysmë.

“Katastrofë, katastrofë, ende nuk janë rregulluar…. E saktë, ndoshta edhe do të vazhdojnë të pastrojnë mbeturinat dhe t’i rregullojnë rrugët… Do të përfundojë me siguri, do të jemi të durueshëm, çfarë të bëjmë”, tha një qytetar.

“Punë tashmë e njohur për të gjithë ne”, u shpreh një qytetar.

“Kanë shkuar të pushojnë pak, se janë lodhur…
-Keni shpresë akoma që rregullohet dhe a mendoni se po përsëritet në çdo cikël zgjedhor kjo, mbyllen kutitë e votimit, mbyllen punimet? Nuk besoj, me siguri do të punojnë”, tha një tjetër qytetar.

“Nuk jemi të zhgënjyer, i shohim se qarkullojmë nëpër lagje tjera nëpër Shkup, ka aktivitete, me siguri janë kategori të ndryshme dhe vijnë edhe te ne. Nuk besojë se i lënë kështu… Besoj, shpresoj veç për më mirë”, u shpreh një qytetar.

Nëpër rrjete sociale qarkullojnë ankesa të qytetarëve që ballafaqohen me të njëjtën problematikë edhe nëpër komuna të tjera. Në mesin e tyre është edhe një komentues nga komuna e Aerodromit, i cili bashkangjitur me një fotografi, përshkruan gjendjen e keqe të rrugës, në afërsi të një çerdhe në këtë komunë.

Por qytetarët thonë se kjo rrugë nuk ka lidhje me procesin zgjedhor, por është e lidhur ngushtë me punimet e ndërtesës që ndodhet afër.

“Nuk është e vërtetë, këtu kjo ndërtesë tani është lëshuar, këtu tani është mbuluar vetëm përkohësisht, nuk është bërë asnjë rrugë as asgjë, s’ka lidhje kjo me zgjedhjet, kjo është e sigurt. Para dy tre ditëve vetëm sa i kanë larguar barakat, njerëzit që kanë punuar këtu”, tha një qytetar tjetër.

Banorët kërkojnë që autoritetet lokale të rifillojnë punën dhe të përfundojnë projektet e nisura, në mënyrë që rrugët e Çairit dhe Aerodromit të mos mbeten peng i premtimeve elektorale./ Alsat.mk

TË FUNDIT

€500 milionë do të na kushtojnë interesat e kredive në vitin 2027! Bexheti: Rritja e BPV-së prej 3,8% për 2026 është tepër optimiste

Bullizmi dhe dhuna mes nxënësve në Shkup/ Fëmijët romë më të prekur

Aksion i madh antikorruptiv, bastisje nëpër Shkup

Heidi e harron Romeon, nis lidhje të re?

Vrasja e dy vëllezërve në Kosovë, në vendin e ngjarjes një veturë me targa të Shkupit

Më pak turq drejt Malit të Zi, pas regjimit të vizave

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË