Zinedine Zidane gati të marrë drejtimin e Francës pas Kupës së Botës 2026

Picture of Ina Online
Ina Online

10/09/2025

Zinedine Zidane pritet të bëhet trajneri i ri i Kombëtares së Francës pas përfundimit të Kupës së Botës 2026 në SHBA, Kanada dhe Meksikë, raporton prestigjiozja L’Équipe.

Federata Franceze e Futbollit tashmë ka vendosur që “Zizou” është emërimi i ëndrrave për të pasuar Didier Deschamps, i cili drejton “Gjelat” prej më shumë se një dekade.

“Zidane po përgatitet në heshtje për të marrë postin. Ai e di që lojtarët ëndërrojnë të punojnë me të. Të gjithë e shohin kështu: ish-numri 10 i Francës është pasardhësi natyral i Deschamps”.

“Ai nuk flet shumë publikisht, por është i përqendruar dhe ka nisur përgatitjet, madje ka zhvilluar biseda me Laurent Blanc për përvojën e tij si trajner i Francës mes viteve 2010 dhe 2012”, shkruan mediumi francez.

Sipas raportimeve, Zidane ndjek rregullisht ndeshjet e Ligue 1, garat evropiane dhe madje edhe turnetë nga kontinente të tjera, duke mbajtur shënime të detajuara mbi sistemet e lojës dhe idetë taktike që planifikon t’i aplikojë tek kombëtarja.

Legjenda franceze është i papunë që prej largimit nga Real Madridi në vitin 2021, por reputacioni i tij si trajner mbetet i padiskutueshëm, me tre tituj radhazi në Ligën e Kampionëve (2016–2018) dhe dy tituj kampion në La Liga.

TË FUNDIT

Mexhiti: S’ka më na jepni votën, do ta bëjmë këtë ose atë! E bëjmë punën, ju e vlerësoni

“Blushi should be blushed.”

MOS E VET SE TË TREGON VET

“Albin Kurti, mbrojtësi i fundit i demokracisë në Ballkan”

Sela: Diaspora strugane në Zvicër mbështet Arsim Dalipin dhe Aleancën Kombëtare për Integrim

Osmani prezantoi “Vizioni Çair 2040”, Rojkind tregon se cila pjesë e planit ishte më e vështirë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË