Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Egli Tako, do të bëjë rikthimin e saj në televizion, këtë herë në një rol krejtësisht të ri – si prezantuese në Top Channel. Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga televizioni, përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, që prezanton emisionin “Yes Day”.
Formati i ri televiziv “Yes Day” premton shumë argëtim për të gjithë familjen. Në këtë program, fëmijët marrin frenat në dorë dhe bëhen “shefa” për një ditë, ndërsa prindërit sfidohen të bëjnë çdo gjë që ata kërkojnë. Ideja është që të gjithë të argëtohen, por sidomos prindërit të lënë mënjanë rutinën dhe të përjetojnë një ditë të jashtëzakonshme plot lojëra, detyra të çmendura dhe emocione.