A ka numra për Glauk Konjufcën? – Flet Fitore Pacolli nga LVV

Picture of Ina Online
Ina Online

05/11/2025

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka folur për mandatimin e Glauk Konjufcës si kandidat për kryeministër, të propozuar sot nga partia e saj.

Pacolli tha se ky hap është ndërmarrë në përputhje me Kushtetutën dhe me të drejtën e grupit më të madh parlamentar për të propozuar mandatarin për formimin e qeverisë.

“Tani, në bazë të Kushtetutës dhe asaj që kërkohet si grupi më i madh parlamentar, kemi marrë një hap tjetër, që është mandatimi i një kandidati tjetër – në këtë rast, z. Glauk Konjufca. Qëllimi i këtij hapi është që të mos mbetet peng i inateve dhe sjelljeve të padrejta të opozitës në mënyrën se si po e trajton shtetin e Kosovës, sepse jemi në një gjendje të keqe me buxhetin dhe ai duhet të votohet,” tha Pacolli në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.

Ajo theksoi se qëllimi kryesor është formimi i qeverisë dhe miratimi i politikave të nevojshme për funksionimin e shtetit.

“Plani është që të kemi një kryeministër, të kemi një qeveri me kabinetin e tij qeveritar dhe të procedojmë me buxhetin dhe me politikat e tjera që i takojnë një qeverie. Ky është plani,” u shpreh Pacolli.

E pyetur nëse Lëvizja Vetëvendosje i ka numrat e nevojshëm për formimin e qeverisë me mandatarin e ri, Pacolli tha se presin mbështetje nga opozita.

“Glauk iu ka bërë thirrje partive opozitare që ta mbështesin, dhe ne po presim tash,” tha ajo.

Deputetja shtoi se pret reflektim nga partitë opozitare për të shmangur një krizë të re politike.

TË FUNDIT

Thirrje e fuqishme e Kurtit: Prokuroria të zbardhë më në fund vrasjen e Astrit Deharit!

Mamdani shfaqet duke bërë shqiponjën

Rama: Nga 1 janari paga minimale 500 euro, deri në fund të mandatit 700

Aliu: Po e adaptojmë zgjidhjen ligjore për problemin me shënuesit e tumoreve për pacientët onkologjikë

Policia jep detaje të reja për aksidentin tragjik në Prilep, viktimat janë të moshës 35 dhe 56 vjeç

Do të ndryshohen lekturat në arsimin fillor – MASh fton për diskutim publik

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË