Aksion policor në disa lokacione në Shkup, dhjetëra persona privohen nga liria

Iliria News Agency
Iliria News Agency

23 Shkurt, 2022

Mbrëmë, pas udhëzimeve të prokurorit publik nga Prokuroria Themelore Publike për Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, zyrtarë të MPB-së kanë kryer një aksion të koordinuar policor në disa lokacione të Shkupit. Gjatë aksionit u privuan nga liria dhjetë persona, u shkatësua një grup kriminal ndërkombëtar, anëtarët e të cilit, përveç shtetasve tanë, ishin edhe shtetas shqiptarë dhe kosovarë. Grupi merrej me tregtinë dhe shitjen e paligjshme të lëndëve narkotike, duke organizuar transportin e marijuhanës nga Shqipëria përmes Kosovës drejt vendit tonë, për ta transportuar më tej drejt Turqisë, shkruan Alsat.

Gjegjësisht, gjatë natës në rrugën lokale për fshatin Sopishtë policia ka ka ndaluar dy vetura, gjatë kontrollit në bagazhin e njërit nga automjetet u gjet një qese me 27 pako marijuhanë, ndërsa mjeti tjetër kishte për detyrë të raportonte praninë e patrullave policore, pra kishte rolin e “pastruesit”. Të dy personat janë ndaluar dhe lënda narkotike është konfiskuar. Në të njëjtën kohë, në një udhëkryq pranë Qendrës Tregtare në zonën e Bit Pazarit, efektivët e policisë arrestuan tre persona të cilët transportoheshin me një mjet motorik, mes të cilëve një shtetas shqiptar dhe një person u arrestua në vendbanimin Gjorçe. Petrov. Njëkohësisht në dalje të pikës kufitare – Bllacë, policia kufitare ka arrestuar një shtetas të Kosovës në tentativë për arratisje nga vendi.

Gjatë kontrollit në dy lokacione në fshatin Patishka Rekë, janë gjetur 26 pako me marijuhanë, si dhe janë privuar nga liria dy persona për të cilët me urdhër të gjykatës janë lëshuar urdhër-arrest qendror për dënim të formës së prerë prej 2 vjet burg dhe masa shtesë.

Janë kryer bastisje në disa lokacione në Shkup, në fshatrat Nikishtan, në lagjen Karposh dhe Bit Pazar, ku janë gjetur lëndë të lidhura me krimin. Sipas vlerësimeve fillestare, droga e sekuestruar kap vlerën e mbi 200 mijë eurove.
Prokurori Publik nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit gjatë ditës së sotme do të sjell Urdhër për kryerjen e hetimeve ndaj dhjetë personave për veprën penale – Prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar e narkotikëve. Të dyshuarit sot do të paraqiten para gjykatësit në procedurë paraprake në Gjykatën Themelore Penale – Shkup. Duke marrë parasysh se janë plotësuar kushtet, prokurori kompetent nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit do t’i propozojë gjykatës që të dyshuarve t’u caktohet masa e paraburgimit./Alsat

https://www.facebook.com/mvr.gov.mk/videos/374796490728529/

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Antonio-MIloshoski-800x445

Milloshoski: LSDM-ja ka dy propozime mbi tavolinë, s’ka nevojë për grupe pune

arben taravari ash

Taravari:Censurë ndaj shqiptarëve në Luginë të Preshevës

FB_IMG_1686399536286

Ndërron jetë në moshë të re, kryetari i një dege të Lëvizjes BESA

policia-kosoves

Mitrovicë: Burri sulmon bashkëshorten dhe pastaj djeg shtratin e fjetjes në shenjë revolte

Mickoski-kovacevski-Ahmeti

Kovaçevski: Të gjitha kërkesat e VMRO-së janë përmbushur, edhe ajo për BDI-në

mjek

Maqedonia nivelizon çmimet në shëndetësi për shtetasit e Kosovës

edi rama

Flaka Surroi: Rama më mirë ta kishte shkruar një draftstatut për Luginën e Preshevës

Daniel HOKANSON

Gjenerali amerikan për situatën në veri: Jemi shumë të shqetësuar

florian bieber

Bieber: Vuçiq po e përdor Kosovën për të larguar vëmendjen nga protestat kundër tij

INFO

NA NDIQ