Aliu: Pas rezultateve zgjedhore, koalicioni ynë është i sigurt dhe më i fortë

Picture of Ina Online
Ina Online

05/11/2025

Pas dhjetë vitesh kemi një ambient të ri në shtet, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në lidhje me rezultatet e zgjedhjeve lokale.

Ai theksoi se koalicioni i tyre nuk ka qenë një marrëveshje prapaskenash, siç kanë qenë më herët koalicionet tjera – “atëherë një gjë thuhej, e tjetër bëhej”.

Në lidhje me pyetjen nëse koalicioni është i qëndrueshëm, Aliu u përgjigj se kanë dëshmuar se janë ndryshe nga të tjerët.

“Kemi dëshmuar se si në nivel qendror, ashtu edhe në nivel lokal, dimë t’i zbatojmë politikat ashtu siç dakordohemi, dhe rezultatet e tregojnë këtë. Pas këtyre rezultateve, koalicioni ynë është i sigurt dhe më i fortë, sepse kemi dëshmuar para qytetarëve dhe partnerëve tanë se gjithçka që është rënë dakord me partnerët e koalicionit, zbatohet në terren,” – sqaroi Aliu.

Sipas tij, rezultatet janë të dukshme, por fatkeqësisht kjo ka ndodhur vetëm pas dhjetë vitesh, pasi qytetarët edhe para një dekade kanë dashur të ketë ndryshim në ambientin politik të shtetit.

“Fatkeqësisht, janë përdorur të gjitha presionet e mundshme politike dhe administrative nga BDI-ja që të mund të qëndrojë dhjetë vjet në pushtet, pa dëshirën e qytetarëve për ndryshime në ekosistemin politik të vendit,” – tha Aliu.

Ai theksoi se për herë të parë BDI është përballur me zgjedhje lokale nga pozita e opozitës dhe nuk ka më mundësi të keqpërdorë ato mekanizma politikë, ndërsa realiteti i sotëm tregon se të gjitha komunat në shtet po menaxhohen nga profesionistë të koalicionit VLEN.(INA)

TË FUNDIT

Pesë vite pas hekurave – Kurti publikon letrën për Hagën: Kërkoj lirimin e Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit!

Thirrje e fuqishme e Kurtit: Prokuroria të zbardhë më në fund vrasjen e Astrit Deharit!

Mamdani shfaqet duke bërë shqiponjën

Rama: Nga 1 janari paga minimale 500 euro, deri në fund të mandatit 700

Aliu: Po e adaptojmë zgjidhjen ligjore për problemin me shënuesit e tumoreve për pacientët onkologjikë

Policia jep detaje të reja për aksidentin tragjik në Prilep, viktimat janë të moshës 35 dhe 56 vjeç

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË