Banka Botërore: Tirana e qytetet e mëdha pësuan rënie të gjelbërimit, ndër më të ulëtit në rajon

Picture of INA
INA

12/04/2024

Teksa qytetet e mëdha të rajonit kanë bërë hapa para me shtimin e hapësirave të gjelbra ndërmjet vitit 2015 – 2020, qytetet shqiptare kanë një intensitet të ulët gjelbërimi në raport me ato të rajonit dhe kanë bërë hapa pas në vend që të përparojnë, vë në dukje Banka Botërore, në Raportin e fundit Rajonal që u publikua dje “Rritje gjallëruese”.

“Sipërfaqja e përgjithshme e gjelbër është përmirësuar në Ballkanin Perëndimor, edhe pse në disa qytete pësoi rënie midis 2015 dhe 2020.

Qytetet e mëdha të rajonit, si Beogradi (Serbi), Shkupi (Maqedonia e Veriut), Sarajeva (BiH) dhe Prishtina (Kosovë), dëshmuan rritje të sipërfaqes së mbulesës së gjelbër midis 2015 dhe 2020, ndërsa Tirana (Shqipëri), Tetova (Maqedoni e Veriut) dhe Prizreni (Kosovë), pësuan rënie te sipërfaqes së përgjithshme të gjelbër ndërmjet 2015-2020” referoi Banka Botërore (shiko Western Balkans – Regular Economic Report No.25 |  Spring 2024 – Invigorating Growth)

Banka vë në dukje se ndryshimet në sipërfaqen e gjelbër lidhen me ndryshimet në përdorimin e tokës, por edhe nga ndryshimet në përqendrimin e CO2.

Kjo është për shkak se një klimë në ndryshim është e lidhur me një rritje e faktorëve stresues që dëmtojnë elasticitetin e bimëve, duke prishur pyjet dhe ekosistemet.

Siç shihet edhe nga grafiku i mëposhtëm, qytetet shqiptare janë më pak të gjelbëruarat në rajon. P.sh. qyteti i Fierit ka nivelin më të ulët të gjelbërimit në rajon me vetëm 2% të sipërfaqes së gjelbëruar, duke mos bërë asnjë përmirësim.

Pas Fierit, katër qytetet e tjera shqiptare si Saranda, Gjirokastra, Korça dhe Durrësi kanë nivelin më të ulët të gjelbërimit në rajon.

Nga kryeqytetet më të gjelbëruarit në rajon janë Sarajeva dhe Beogradi.

Banka Botërore vuri në dukje se qytetet e mëdha të Ballkanit vuajnë nga ndotja. Koha mesatare e udhëtimit zakonisht është e ndërlikuar nga mungesa e shërbimeve të aksesueshme të transitit publik.

Banka vë në dukje se ndryshimi i klimës është rritur në Rajonin e Ballkanit dhe qytetet janë ekspozuar ndaj rreziqeve të shumta natyrore, nxehtësia ekstreme dhe cilësia e dobët e ajrit.

Qytetet me përkeqësimin më të madh janë Tirana, Shkodra, Vlora, Mostari, Sarajeva dhe Shkupi ku temperaturat janë 4,5–7,5°C më të larta se në verë krahasuar me rrethinat e tyre rurale.

Shumë qytete në rajon e kalojnë PM2.5, nivele dhe janë ndër më të ndoturit në Europë. Nivelet mesatare vjetore të PM2.5 të Shkupit janë 4.5 herë dhe nivelet e Sarajevës janë trefishuar.

Banka Botërore thekson se, është vendimtare për të reduktuar shtrirjen urbane dhe për t’i bërë qytetet më shumë kompakte. Kjo mund të bëhet me investime për të rigjeneruar zonat urbane

Së dyti, qytetet gjithashtu duhet të ulin emetimet e tyre, sepse kjo do të ketë përmirësim të menjëhershëm mbi rezultatet socio-ekonomike dhe mjedisore.

Së treti, qytetet duhet të ndërmarrin veprime për të reduktuar nxehtësinë ekstreme urbane. Masat, të tilla si çatitë e gjelbra, parqet urbane dhe kopshtet, dhe ligatinat e ndërtuara duhet të promovohen duke pasur parasysh kostot e tyre të ulëta të zbatimit dhe nga ana tjetër përfitimet e lartë mjedisore dhe sociale./MONITOR

Image

 

TË FUNDIT
6 minuta
Kurti e Osmani, “lumturi gjeoekonomike” për grantin amerikan 200 milionë dollarësh
21 orë
Maqedonia e Veriut renditet si vend ku të drejtat e punës shkelen sistematikisht
2 ditë
Dogana korri 35 milionë euro nga importi i makinave të vjetra, rritje prej 46%
3 ditë
Çmimet e banesave në Manastir shkojnë në nivele rekord, 1600 euro për metër katror
3 ditë
Grand Casino Admiral hapi dyert për adhuruesit e lojërave të fatit me një festim spektakolar

ME TE LEXUARA

21 orë
Maqedonia e Veriut renditet si vend ku të drejtat e punës shkelen sistematikisht
6 minuta
Kurti e Osmani, “lumturi gjeoekonomike” për grantin amerikan 200 milionë dollarësh

LEXO MË SHUMË

kurti e vjosa

Kurti e Osmani, “lumturi gjeoekonomike” për grantin amerikan 200 milionë dollarësh

punetoret-800x445

Maqedonia e Veriut renditet si vend ku të drejtat e punës shkelen sistematikisht

transport vetura makina

Dogana korri 35 milionë euro nga importi i makinave të vjetra, rritje prej 46%

BANESA

Çmimet e banesave në Manastir shkojnë në nivele rekord, 1600 euro për metër katror

grand casino admiral

Grand Casino Admiral hapi dyert për adhuruesit e lojërave të fatit me një festim spektakolar

100-denar

Sindikalistët kërkojnë kthimin e shpenzimeve të ushqimit dhe rrugës

denari-756x420-696x387-1

Paga mesatare neto në RMV në shkurt të këtij viti ishte 39.276 denarë

transport vetura makina

Çfarë makina shiten në treg, me çmime të larta, kilometra të kthyera…etj

kontroll teknik veture servis

Rritja e çmimit të sigurimit të automjeteve është real, thonë nga Byroja Nacionale e Sigurimeve

INFO

NA NDIQ