Bankat që s’flasin shqip, Arbeni nga Kumanova shpreh shqetësimin

Picture of INA
INA

29/08/2024

Arben S. nga Kumanova është klient i “Stopanska Bankës”. Një ditë më parë ai shkoi në një nga filialet e bankës me një kontratë në gjuhën shqipe, përmes të cilës donte ta realizonte një pagesë.

Të punësuarit aty i thanë se, kontratën duhet ta përkthesh në gjuhën maqedonase. Arbeni refuzoi kategorikishtë, duke qenë i vetëdijshëm se ligji i mundëson përdorimin e gjuhës shqipe, në të gjitha institucionete vendit.

“Refuzova për shkak të parimeve. Unë jam njohës i mirë i gjuhës maqedonase dhe mund ta përktheja për 10 min. Por kërkova ta realizoj të drejtën time që më takon. Do të ishte normale që banka ta siguroj një përkthyes sepse asaj i nevojitej dokumenti”, thotë Arbeni për agjencinë e lajmeve INA.

Por nuk është vetëm Arbeni, këso raste kur nuk zbatohet gjuha shqipe janë të përditshme dhe ligji pothuajse nuk funksionon.Problemi është se në shumë banka, punësimi i shqiptarëve është pothuajse zero.

Lidhur me këtë çështje, gazetari dhe analisti Nijazi Muhamedi parashtron një pyetje: Të kujt janë këto banka që na zhvasin dhe nuk duan as të flasin e as të shkruajnë shqip?

“Ç’është ky kolonizim i brendshëm,të kujt janë këto banka që nga shqiptarët vjelin,plaçkisin,grabisin neto fitim 1 milion euro, ose qeveria mbledh direkt 2,5 miliardë euro,ose gjysmën e buxhetit të saj ndërmjet 4,5 milionē euro dhe 5,5 miliardë euro që nga Tetova dhe gjer në Strugë dhe prej tyre komunave ua kthen një sadaka mjerane prej 4 për qind me ca dotacione, kurse buxhetin e tyre burimor e “lejon” të mbushet me taksa mjerane të komunalive dhe ca tatime…?”, ë shtë shprehur analisti Muhamedi për agjencinë e lajmeve INA. (INA)

TË FUNDIT

Britania e Madhe pret samitin e Procesit të Berlinit për Ballkanin Perëndimor

Thirrja e fundit për BE-në: “Të hiqen sanksionet, Kosova nuk meriton ndëshkim!”

Mexhiti për Euronews: Shqiptarët e RMV-së nuk janë më të përçarë në shumë parti siç propagandon Ali Ahmeti

Moti me vranësira dhe reshje shiu

Sot pritet të rikthehen aktivitetet zgjedhore në Maqedoni të Veriut

Frika nga shqiptari në krye të Çashkës: Skenarë për t’i vjedhur fitoren Suat Shaqirit

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË