Begaj dhe presidenti italian në Horën e Arbëreshëve: Qytet simbol për kulturën dhe trashëgiminë arbëreshe

Picture of ina-online
ina-online

19/10/2024

Presidenti Bajram Begaj zhvilloi sot një vizitë të përbashkët me presidentin e Italisë, Sergio Mattarella, në Horën e Arbëreshëve, në një ditë dhe ngjarje historike për komunitetin arbëresh që jeton në rajonin e Sicilisë.

Pas pritjes nga banorët dhe autoritetet drejtuese, të dy presidentët, Begaj dhe Mattarella, vizituan Muzeun e Kulturës Arbëreshe “MusArb”, dhe Katedralen e San Demetrio Megalomartire (Shën Mitri Dëshmor i Madh).

Begaj i shprehu falënderime homologut italian Mattarella dhe komunitetit të rajonit të Sicilisë për këtë pritje, ndërsa ndau me të pranishmit gjatë takimit emocionet për vizitën e tij të parë në Piana degli Albanesi.

Gjatë fjalës së tij, Begaj vlerësoi komunitetin arbëresh si themel mbi të cilin janë ngritur marrëdhëniet historike mes Shqipërisë dhe Italisë, ndërsa Horën Arbëreshe e cilësoi si një thesar që dëshmon për forcën e kulturës dhe përkushtimin e një populli ndaj rrënjëve të tij.

“Arbëreshët janë shembulli që tregon se mund të ruash me krenari traditat dhe rrënjët, ndërkohë që bëhesh pjesë aktive dhe kontributore e shoqërisë ku jeton. Hora e Arbëreshëve, ky qytet simbolik për kulturën dhe trashëgiminë arbëreshe, është një thesar që dëshmon për forcën e kulturës dhe përkushtimin e një populli ndaj rrënjëve të tij”, u shpreh Begaj.

Ai nderoi figurat e rëndësishme të arbëreshëve të Sicilisë ndër shekuj për kontributin në Rilindjen Kombëtare, përpjekjet për pavarësi dhe në lëvizjet për bashkimin e Italisë.

Gjithashtu Begaj vlerësoi vazhdimësinë e përpjekjeve të arbëreshëve edhe në ditët e sotme si pjesë e rëndësishme e miqësisë mes Shqipërisë dhe Italisë, duke ndihmuar që vendet tona të qëndrojnë gjithnjë të lidhura.

“Miqësia midis Shqipërisë dhe Italisë është më shumë se një marrëdhënie diplomatike, ajo është një lidhje e thellë, e përbashkët dhe shumë e qëndrueshme. Këto marrëdhënie kanë një thellësi bashkëpunimi që garanton qëndrueshmëri, parashikueshmëri dhe zhvillim të qëndrueshëm. Bashkëpunimi shtrihet në të gjitha fushat e aktivitetit politik, ekonomik, shoqëror e kulturor, të sigurisë dhe mbrojtjes si vende anëtare në NATO dhe, mbi të gjitha, të kontakteve dhe miqësisë mes njerëzve të thjeshtë”, theksoi Begaj.

Begaj shprehu mirënjohje për Mattarella-n për përkushtimin në mbështetjen e Shqipërisë, ndërsa komunitetin arbëresh e këshilloi që të vazhdojë në gjurmët e etërve për të ruajtur e promovuar gjuhën dhe traditat.

Më tej Begaj tha se kujdesi ndaj arbëreshëve është detyrë e të gjithëve.

“Duhet të punojmë së bashku për të krijuar mundësi që arbëreshët të vazhdojnë të jetojnë e të punojnë mirë, duke ruajtur traditat e tyre, por duke përfituar edhe nga moderniteti dhe zhvillimi”, shtoi Begaj.

TË FUNDIT
6 minuta
Nis në Belgjikë procesi për grupin shqiptar të drogës, 24 të pandehur në bankën e të akuzuarve
2 orë
“E mbajta për krahu, mendova se do na vrisnin të dyve”/ Shoferi i Ilir Metës në “Top Story”: Dolën direkt me maska dhe automatik
2 orë
Pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurie, Ilir Meta pas hekurave! Si policia ndoqi kreun e PL-së, e më pas…
17 orë
Për çka akuzohet Ilir Meta
18 orë
Pas Ilir Metës pëson edhe ish-gruaja e tij Monika Kryemadhi, ja masat emergjente për të

ME TE LEXUARA

1 ditë
Rrjeti po zien! Dalin mesazhet e Luiz Ejllit me vajzën misterioze nga Kosova
20 orë
​Arrestohet ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta
19 orë
Dalin pamjet e arrestimit të Ilir Metës (VIDEO)
18 orë
Pas Ilir Metës pëson edhe ish-gruaja e tij Monika Kryemadhi, ja masat emergjente për të
17 orë
Për çka akuzohet Ilir Meta

LEXO MË SHUMË

Haradinaj në New York merr titullin anëtar nderi i përjetshëm i Federatës ‘VATRA’