Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për Komunën e Sarajit, Blerand Ramadani, zhvilloi sot një vizitë në Nerez, ku u prit ngrohtësisht nga banorët lokalë. Në takim morën pjesë edhe deputeti i zonës, z. Blerim Bexheti, kandidati për Kryetar të Qytetit të Shkupit, z. Zejd Rexhepi, si dhe kryetari aktual i Komunës së Sarajit, z. Iljaz Veseli.
Gjatë vizitës, u theksua rëndësia e përkrahjes për kandidatët e AKI-së për Këshillat Komunalë, përfshirë Lirimin, Abdulselamin dhe Nezranen, të cilët sipas Ramdanit po marrin një mbështetje më të madhe se kurrë më parë.
Nerezi është pjesë e pandashme e Shkupit, dhe ne do të jemi gjithmonë pranë kërkesave dhe nevojave të qytetarëve të kësaj ane. Angazhimi ynë është i qartë: të ndërtojmë një Shkup të drejtë, gjithëpërfshirës dhe me zhvillim të barabartë për të gjitha lagjet dhe komunat që e përbëjnë atë,” deklaroi Ramdani.
Vizita në Nerez u pa si një dëshmi konkrete e përkushtimit të kandidatëve të AKI-së për të qenë pranë qytetarëve dhe për të ndërtuar së bashku një të ardhme më të mirë për Shkupin.