“Boomerang”- Parashikim befasues rreth balotazhit për Prishtinën: Mbështetja mund të kthehet në…

Picture of INA
INA

05/11/2025

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina edhe në zgjedhjet e 12 tetorit sikur zgjedhjet e vitit 2021 nuk ka arritur të zgjedh kryetarin në raundin e parë. Prishtina, ashtu sikur edhe shtatëmbëdhjet komuna tjera të Kosovës ka shkuar në balotazh. Tashmë ka mbetur më pak se një javë kohë për mbajtjen e balotazhit të së dielës, 9 nëntor dhe parashikohet garë e fortë mes dy kandidatëve.

Hajrullah Çeku nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës, janë kandidatë që prishtinasit do të mund t’i votojnë si kryetar të ardhshëm.

Sipas rezultateve të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në zgjedhjet e 12 tetorit, Rama ka marrë rreth 33.76% të votave (ose ~34 479 vota) ndërsa Çeku ~33.02% (ose ~33 727 vota) — një diferencë shumë e vogël.

Ky rezultat tregon se balotazhi do të jetë i hapur dhe me rivalitet të lartë.

“Prishtina vendos përmes detajeve”

Analisti politik Faton Mehmeti, thotë se çdo votë ka peshë vendimtare më 9 nëntor.

“Gara për Prishtinën pritet të jetë ndër më të ngushtat e këtij balotazhi. Diferenca e vogël që doli nga raundi i parë ë e bën të qartë se çdo votë do të ketë peshë vendimtare. Nga njëra anë, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje hyn në balotazh me një bazë të qëndrueshme elektorale, ndërsa nga ana tjetër, kandidati i LDK-së ka arritur të konsolidojë mbështetje shtesë përmes aleancave të nënkuptuara apo të hapura me PDK-në dhe AAK-në. Kjo mbështetje pritet të ketë ndikim, veçanërisht në mobilizimin e elektoratit që tradicionalisht nuk ka votuar për LDK-në, por që këtë herë mund të shohë në të një mundësi për ta ndalur VV-në në kryeqytet”, deklaron Mehmeti.

Sipas tij, mbetet te votuesit nëse veprojnë sipas partisë apo bindjes individuale.

“Megjithatë, mbetet të shihet nëse votuesit e këtyre partive do t’i binden strukturave apo do të veprojnë sipas bindjes individuale. Në këtë fazë, rezultati mbetet i hapur, me një avantazh të lehtë psikologjik për kandidatin që arrin të aktivizojë më mirë elektoratin e pavendosur dhe të rinjtë në ditët e fundit të fushatës. Prishtina, si gjithmonë, do të vendosë përmes detajeve”, shton analisti.

Rezultati i zgjedhjeve të 12 tetorit, pothuajse ka përsëritur një situatë të ngjashme sikur në zgjedhjet e vitit 2021, ku në balotazh shkuan Arben Vitia nga LVV dhe Përparim Rama nga LDK.

Rama duke marrë mbështetje edhe nga partitë tjera arriti t’i fitojë votat për kryetar dhe një mbështetje të atillë e ka edhe në këto zgjedhje.

Bekë Berisha, kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, gjersa pak javë më parë kritikonte Përparim Ramën, tani shpreh mbështetje për të.

“Kryetar, smart city, I like that”, ka deklaruar Berisha duke u parë në një fotografi së bashku me Përparim Ramën.

Ndërsa, pjesëmarrja e Përparim Ramës në protestë në Tiranë në mbështetje të të akuzuarve në Hagë nuk shkon pa u shpërblyer.

Albion Thaçi, nipi i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka njoftuar të martën se ai dhe familja e tij mbështesin kandidaturën e Përparim Ramës për Kryetar të Prishtinës në zgjedhjet e balotazhit që do të mbahen të dielën më 9 nëntor.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Albion Thaçi shprehet se vendimi i tij është marrë për shkak të respektit që Rama ka treguar ndaj familjes Thaçi në momentet e vështira, si dhe për mbështetjen e tij publike ndaj organizimeve kundër padrejtësive në Hagë.

“Përparim Rama ka dëshmuar përkushtim, ndjeshmëri dhe respekt për historinë dhe sakrificën e vendit tonë”, shkruan Thaçi, duke shtuar falënderimet për votuesit që e kanë mbështetur në garën e tij të parë për Asamble, si kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës.

Mbështetja AAK dhe PDK për Përparim Ramën mund të ketë efekt të kundërt?

Mbështetja e PDK-së ende nuk është zyrtarizuar, ndërsa anëtari i Lëvizjes “Guxo” dhe avokati Gazmend Halilaj, thotë se kandidati i LVV-së mbetet favorit për fituar.

Sipas tij, LVV ka treguar aftësi organizative dhe një elektorat të motivuar.

“Ndërsa kanë mbetur edhe më pak se një javë nga zhvillimi i balotazhit për Komunën e Prishtinës, gara po hyn në një fazë vendimtare dhe mjaft të ngushtë. Sipas të gjitha gjasave dhe atmosferës në terren, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje mbetet favorit për të fituar, falë një përkrahjeje të qëndrueshme që po e ruan në çdo lagje të kryeqytetit. Në bazë të rezultatit të raundit të parë, ku diferenca ndërmjet dy kandidatëve ishte minimale, pritet që balotazhi të përcaktohet nga dalja në votim dhe mobilizimi i elektoratit të papërcaktuar. LVV ka treguar aftësi organizative dhe një elektorat të motivuar që shpesh rrit pjesëmarrjen pikërisht në raundin e dytë — gjë që mund të jetë vendimtare për fitoren në Prishtinë”, deklaron Halilaj.

Mbështetja që merr Rama nga PDK dhe AAK, sipas tij është perceptim i përkohshëm.

Ai shton se përpjekja për t’u bashkuar kundër kandidatit të LVV-së mund të ketë efekt të kundërt.

“Sa i përket mbështetjes që LDK-ja po e merr nga PDK dhe AAK, kjo mund të krijojë një perceptim të përkohshëm të bashkimit të partive tradicionale, por në realitet, një pjesë e mirë e elektoratit të tyre është e lodhur nga marrëveshjet e interesit dhe e orientuar drejt ndryshimit të vërtetë që e përfaqëson Vetëvendosje. Për më tepër, përpjekja për t’u bashkuar vetëm për ta mposhtur një kandidat të LVV-së, pa ofruar një vizion të ri për qytetin, mund të ketë efekt të kundërt dhe të forcojë bindjen e qytetarëve për të mbështetur modelin e qeverisjes së drejtë dhe transparente që Vetëvendosje synon ta sjellë. Prandaj, gara në Prishtinë mbetet e hapur, por me një epërsi morale, politike dhe qytetare në anën e LVV-së, e cila tashmë po e ndien mbështetjen e shtuar nga të rinjtë, profesionistët dhe qytetarët që duan zhvillim e jo pazare politike”, përfundon avokati.

Gara e balotazhit mbahet më 9 nëntor. Këtij procesi do t’i nënshtrohen 17 komuna, derisa në 13 prej tyre janë krijuar koalicione. Aleanca më e shpeshtë është ajo mes PDK-së dhe LDK-së.

TË FUNDIT

Mendi Qyra pas fitores: Ata s’kishin pushtet, por kishin zemër. Dhe Struga fitoi!

Pak para “Bigut”, Jonida befason me paraqitjen

Filipçe: Do të ketë zgjerim të frontit opozitar

Masë kujdesi për shoferin që e shkeli për vdekje biçiklistin në Shkup

Aliu: Me 205 milionë euro nga Britania do të ndërtohen spitalet në Tetovë, Kërçovë dhe Shtip

Banka Popullore: Në vitin 2025 rritja ekonomike pritet jetë 3.5%, norma mesatare e inflacionit 3.9%

ME TE LEXUARA

1
Mendi Qyra pas fitores: Ata s’kishin pushtet, por kishin zemër. Dhe Struga fitoi!
1
Pak para “Bigut”, Jonida befason me paraqitjen
1
Filipçe: Do të ketë zgjerim të frontit opozitar
1
Masë kujdesi për shoferin që e shkeli për vdekje biçiklistin në Shkup
1
Aliu: Me 205 milionë euro nga Britania do të ndërtohen spitalet në Tetovë, Kërçovë dhe Shtip

LEXO MË SHUMË

Mendi Qyra pas fitores: Ata s’kishin pushtet, por kishin zemër. Dhe Struga fitoi!

Pak para “Bigut”, Jonida befason me paraqitjen

Filipçe: Do të ketë zgjerim të frontit opozitar

Masë kujdesi për shoferin që e shkeli për vdekje biçiklistin në Shkup

Aliu: Me 205 milionë euro nga Britania do të ndërtohen spitalet në Tetovë, Kërçovë dhe Shtip

Banka Popullore: Në vitin 2025 rritja ekonomike pritet jetë 3.5%, norma mesatare e inflacionit 3.9%