Borisovi porosi Kovaçevskit: Zgjidhni çështjet, mos i përsëritni gabimet tona

Iliria News Agency
Iliria News Agency

26/01/2022

Në fund të vizitës zyrtare në Bullgari, kryeministri Dimitar Kovaçevski u prit nga lideri i partisë bullgare GERB, Bojko Borisovi.

Në takim nga ana bullgare morën pjesë dy ish-ministrat e Punëve të Jashtme, Ekaterina Zaharieva dhe Daniel Mitovi, si dhe ish-zëvendëskryeministri Tomislav Donçevi, informoi korrespondenti i MIA-s nga Sofja.

Që në fillim të takimit Borisovi e përmendi rolin e Bullgarisë për rifillimin e procesit të eurointegrimeve të Ballkanit Perëndimor, që filloi gjatë kryesimit bullgar me Këshillin e BE-së në vitin 2018.

Ai gjithashtu theksoi, se e gjithë bota demokratike perëndimore e ka pranuar nënshkrimin e Marrëveshjes për miqësi dhe fqinjësi të mirë mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut në gusht të viti 2017 nga ana e Borisovit dhe ish-kryeministrit Zoran Zaevit.

Gjatë bisedës me delegacionin e Maqedonisë së Veriut, të udhëhequr nga kryeministri Kovaçevski, Borisovi tha se Shkupi nuk duhet t’i shtyjë deri në fund temat kryesore.

“Ky është një gabim i yni. Çështjet e rëndësishme lidhur me historinë dhe gjuhën e urrejtjes duhet t’i zgjidhni menjëherë. Kapeni demin për briri. Zgjidhni menjëherë”, theksoi Borisovi.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Bilall Kasami

Kasami ka një mesazh për Artan Grubin

maqedoni-flamuri

Katër festa deri në zgjedhje

pasaporta

Pasaportën mund ta merrni për 3-4 ditë vetëm me procedurë të shpejtë – Vazhdon pritja deri në 3 muaj me procedurë të rregullt

ziadin sela

Sela: Na goditën e na tradhtuan, por anëtarët nga Manastiri deri në Likovë mbetën Aleancë

kuvendi-i-shqiperise

Opozita kërkon interpelancë në Kuvend për dokumentarin e medias italiane, reagon Rama

shkup rinia

Maqedonia e Veriut: Pak mundësi për të rinjtë

qeveria

“Qeveria e Maqedonisë së Veriut është bërë si agjenci turistike”/ Trendafilov: Punëtorët nga Nepali shfrytëzojnë transportin deri në Prilep, pastaj ia mbathin në Gjermani

diploma student bursa

Drejtoresha e çerdhes, me certifikatë të falsifikuar të anglishtes

bekim qoku

Qoku: BDI të shkoj në opozitë, të pastrohet nga krimi

INFO

NA NDIQ