Çfarë duhet të bëjë BDI?

Picture of INA
INA

04/11/2025

Nga Dr. Fatmir Asani

Kur një parti i humb zgjedhjet, cilatdo qofshin ato, parlamentare apo lokale, por sidomos ato lokale, çka duhet të bëjë? Humbja e zgjedhjeve lokale është gjithmonë një moment reflektimi për çdo forcë politike, veçanërisht për një parti si BDI-ja, e cila ka ardhur koha që të mbështetet në parime që kërokojnë transparencë, përfaqësim politik, kombëtar e qytetar dhe përgjegjshmëri.

Pyetja që lind pas një disfate të tillë është se çka duhet të bëjë BDI-ja, të përqendrohet në reformat e brendshme apo të kërkojë menjëherë reagim politik ndaj kundërshtarëve dhe rrethanave të jashtme?

Së pari, një parti si BDI-ja duhet të kuptojë se humbja e zgjedhjeve nuk është fundi i botës, por një mundësi për ta analizuar veten. Zgjedhjet lokale janë pasqyra më e afërt e lidhjes së një partie me qytetarin. Kur qytetari e ndëshkon me votë, ai jep një sinjal të qartë se diçka nuk ka funksionuar, qoftë në përfaqësim me kandidatët që i ka propozuar, qoftë me politikat konkrete. Prandaj, reformat e brendshme në BDI, janë hapi i parë dhe i domosdoshëm. Kjo nënkupton rishikimin e strukturave (të stërvjetëruara e të baltosura), hapjen ndaj gjeneratës së re, përmirësimin e demokracisë së brendshme dhe forcimin e etikës politike.

Nga ana tjetër, nuk duhet neglizhuar as dimensioni politik i reagimit. Një parti që humb zgjedhjet nuk duhet të izolohet apo të heshtë përballë rivalëve. Është e rëndësishme që ajo të mbajë një qëndrim aktiv në debatin publik, të ofrojë alternativa reale dhe të mbrojë vlerat që përfaqëson. Por ky reagim duhet të jetë i bazuar në reflektim dhe jo në emocione.

Nëse reagimi politik shndërrohet në justifikim apo sulm ndaj të tjerëve, ai e dobëson më shumë besueshmërinë e partisë.

Humbjen e zgjedhjeve lokale BDI duhet parë si një thirrje për rindërtim të shtëpisë nga brenda, për ta pastruar llumin e grumbulluar ndër vite për të poatur një rigjallërim politik. Një parti si BDI që e pranon përgjegjësinë dhe që i vë emër fajit, reformohet më shpejtë dhe rifiton lidhjen me qytetarin, del më e fortë në betejat e ardhshme. Reformat e brendshme janë themeli. Të gjithë ata që individë që kanë abuzuar me vlerat e partisë e cila iu ka dhënë pushtet dhe që kanë abuzuar me të (mjaftojnë përgjigimet dhe skandalet financiare) dhe reagimi politik, në rastin e udhëheqjes së BDI-së do të tregonin një nivel pjekurie. Vetëm nëse këto dy elementë ecin paralelisht, një forcë poolitike si BDI që doli nga lufta e shqiptarëve për barazi kombëtare në këtë shtet, mund ta rikthejë besimin e publikut dhe të rifitojë terrenin e humbur. Në të kundërtën, do të kthehet në një hiç.

TË FUNDIT

Pas nominimit të Konjufcës, Albin Kurti do të jetë ministër i Jashtëm në qeverinë e ardhshme

Përgjimet skandaloze trondisin BDI-në: Kërkohet përgjegjësi nga Blerim Bexheti dhe Musa Xhaferi

Mexhiti pranon detyrën si kryetar i Çairit: Po kthehem aty ku filloi gjithçka, nga sot fillon KOHA jonë!

Vuçiq: Jemi në kërkim të dy snajperistëve në Beograd, nuk e dimë se për çfarë qëllimi kanë ardhur

LVV-ja e mandaton Glauk Konjufcën për kryeministër

Me këtë nofkë interesante e thërret burrin Jonida Vokshi

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË