Çfarë thonë liderët e partive kryesore për zgjedhjet e 8 majit

Picture of INA
INA

25/04/2024

Partitë dhe koalicionet që morën më pak vota në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale, zotohen se në zgjedhjet parlamentare do t’i përmbysin rezultatet.

Ata thonë se nuk do të heqin dorë nga qëllimet e tyre dhe do të angazhohen maksimalisht që fitoren e 8 majit, ta sigurojnë në mënyrë demokratike.

“Shpresuam për rezultate më të mira, por është e qartë se qytetarët na dënuan dhe ne këtë e pranojmë. Sot është goditje e rëndë për integrimin evropian të vendit. Por akoma nuk është vonë që të ndryshohet drejtimi, dorëzimi nuk është opsion për ne, ne asnjëherë nuk do të heqim dorë nga e ardhmja evropiane e Maqedonisë”, tha Dimitar Kovaçevski, Kryetar i LSDM-së.

“Prandaj në zgjedhjet e 8 majit ne do të fitojmë, do të përmbysim me mjete demokratike rezultatin që sot BDI e mori me metoda kriminale. Edhe ky rezultat edhe po të përkthehet në mandate deputetësh është diferencë e vogël dhe me angazhimin e madh për ndryshim ne do ta kthejmë në situatën për vlen”, tha Bilall Kasami, VLEN.

Ndërsa partitë dhe koalicionet që kanë marrë numër më të madh të votave, zotohen se atë do ta përforcojnë në zgjedhjet e 8 majit.

“Rezultatet që i arritëm, lënë hapësirë të jemi të kënaqur, kemi fitore të madhe dhe historike në shumë vendvotime. Numrat tregojnë se ky pushtet po bie.. Mbi 600 mijë qytetarë votuan kundër pushtetit, kjo është fitore e popullit, cunami është ngritur dhe më 8 maj do t’i zhyt plotësisht”, u shpreh Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

“Fushata ka shkuar shkëlqyeshëm, por tani na pret përballja e rradhës. Me 8 maj, e kam një porosi si vëllau vëllaut, për të gjithë ata votues aty ku rrezikohet ndonjë mandat, le të kenë kujdes…Ky kapitull u mbyll me suksesin më të madh”, tha Ali Ahmeti, BDI.

“Deri te zgjedhjet e ardhshme ne do të duhet të punojmë shumë në infrastrukturë, bazë, tashmë hapim 50 zyra…Nuk dorëzohemi. Beteja jonë kryesore është më datën 8…Dhe u bëj thirrje të gjithë simpatizantëve tonë, që tani nuk votuan për profesoreshën, ta japin votën më datë 8 për Të majtën”, theksoi Dimitar Apasiev nga E majta.( Alsat-m)

TË FUNDIT
7 orë
Ligj për ish pjesëtarët e UÇK-së nuk pamë 23 vjet, por pamë vetëm...
10 orë
Grubi: Më 8 maj votoni për mbrojtjen e UÇK-së, barazisë, MO-së...
11 orë
Ahmeti: Likova dhe Kumanova të gatshme për fitoren e madhe të kauzës europiane!
11 orë
Ahmeti: 8 maji është Referendum historik mbi të ardhmen europiane të vendit
12 orë
Albin Kurti, pjesëmarrës në konferencën e nivelit të lartë të Partisë së Socialistëve Evropian

ME TE LEXUARA

23 orë
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
11 orë
Ahmeti: 8 maji është Referendum historik mbi të ardhmen europiane të vendit
18 orë
Kovaçevski: Bëmë gabime me BDI-në dhe zgjidhjet kadrovike – qytetarët na dënuan!
16 orë
FOKUS: A ka mundësi që LSDM-ja ia ka ngatërruar llogaritë BDI-së për Badenterin?
23 orë
Analiza e DW: Për kë do të votojnë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut?
11 orë
Ahmeti: Likova dhe Kumanova të gatshme për fitoren e madhe të kauzës europiane!
18 orë
Aksident në Radovish, dy të vdekur dhe një i plagosur

LEXO MË SHUMË

Arsim-5-1068x601-750x430

Ligj për ish pjesëtarët e UÇK-së nuk pamë 23 vjet, por pamë vetëm…

artan grubi

Grubi: Më 8 maj votoni për mbrojtjen e UÇK-së, barazisë, MO-së…

FB_IMG_1714855035031

Ahmeti: Likova dhe Kumanova të gatshme për fitoren e madhe të kauzës europiane!

ahmeti ali

Ahmeti: 8 maji është Referendum historik mbi të ardhmen europiane të vendit

Screenshot_2024-05-04-21-51-58-291_com.facebook.katana-edit

Albin Kurti, pjesëmarrës në konferencën e nivelit të lartë të Partisë së Socialistëve Evropian

menduh thaci

Thaçi: Do pajtohem shpejt unë me Albinin se s’kam hatërmbetje, edhe mem thirr qetash unë shkoj

policia kosoves

Në Ferizaj kapet “Grupi i Kondovës”, arrestohen tre pjesëtarë të saj /FOTO

arben taravari

Taravari publikon foton e kryeshefit të policisë në Gostivar në tubimin e BDI-së (Foto)

mexhiti izet

Mexhiti: Bujar, e di që të kanë pasë lezet darkat dhe kafetë nëpër Budapest me liderin…

INFO

NA NDIQ