Çmimi i naftës ulet në bursa, Shqipëria në listën e 20 vendeve me çmimin më të shtrenjtë

INA
INA

31 Maj, 2023

Çmimi i naftës ka rënë këto ditë në bursat amerikane dhe europiane, por luhatja nuk ka ndikuar në tregun shqiptar. Ky i fundit mbetet ndër më të shtrenjtët në botë për nivelin e çmimit të karburanteve.

Në bursën amerikane një fuçi nafte e papërpunuar tregtohet në kuotën e rreth 72 dollarëve për fuçi, ndërkohë që edhe në Europë çmimi ka pësuar ulje të lehtë.

Në SHBA, çmimet e naftës ranë pasi investitorët shqetësohen për mungesën e progresit në negociatat midis demokratëve dhe republikanëve në Uashington për të rritur tavanin e borxhit.

Presidenti Joe Biden dhe kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy arritën një marrëveshje paraprake mbi borxhin gjatë fundjavës, por ajo duhet të marrë miratimin e Kongresit i cili deri më tani mbetet i përçarë.

Marrëveshja duhet arritur përpara 5 qershorit, ditë kur Departamenti i Thesarit thotë se vendi nuk do të jetë në gjendje të përmbushë detyrimet e tij financiare.

Luhatjet në çmim janë të vogla, megjithatë ato ndikojnë edhe në tregun shqiptar të karburantev, ku një litër naftë shitet sot në pompë me çmim 176 lekë/litër.

Në raport me verën e kaluar, kur një litër naftë tregtohej 220 lekë për litër, çmimi duket të jetë i qëndrueshëm, megjithatë Shqipëria renditet në listën e 20 vendeve më të shtrenjta.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

iphone dyqan

Sa rroga nevojiten për iPhone 15 në Maqedoni dhe në rajon

market

AUV: Ushqimi që importohet në RMV – i sigurtë!

supermarketet-800x445

Mbyllen edhe 10 markete që nuk kanë zbritur çmimet!

Digital era Romaing

Prej sot roamingu me BE më lirë për qytetarët e Maqedonisë së Veriut

rinas aeroporti nene tereza

Aeroporti “Nënë Tereza” shifra rekorde, 5.2 milionë udhëtarë nga fillimi i vitit

euro

Rriten rrogat në Mal të Zi, ja sa shkon mesatarja

durres-plazh-bregdet

Bumi turistik dështon të sjellë bum ekonomik

solar rryme fotovoltaik

Në Maqedoni sot hapet parku më i madh solar në rajon

pensionist-pleq

Nga 1 tetori nis shpërndarja, Rama: Mbi 767 mijë të moshuar do të përfitojnë rritjen me 8.6% të pensionit të tyre

INFO

NA NDIQ