Deputeti i Vetëvendosjes: Shqiptari Edi Rama po sillet si i huaj ndaj Kosovës

INA
INA

27 Maj, 2023

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, tha se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po sillet si i huaj në raport me Kosovën.

Rrustemi tha se ka pritur që në këto raste, spektri shqiptar të jetë i bashkuar.

“Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë dhe shqiptar po sillet si ndërkombëtar, si i huaj në raport me Kosovën. Është për të ardhur të keq. Është e rëndësishme që spektri shqiptar të jetë i bashkuar në këtë rast. Kosova po përmbush detyrimet e saj ligjore dhe kushtetuese. Rama duhet të sillet si kryeministër shqiptar. Nuk mund ta përfytyroj se si shteti i së drejtës po i kontribuon tensioneve”, tha deputeti i VV në “Interaktiv” të KTV-së.

Ai tha se edhe partitë politike opozitare të Kosovës duhet të jetë unike për sovranitetin e vendit.

“Spektri politik duhet të jetë unik sa i përket ligjshmërisë dhe sovranitetit të vendit. Nuk mund të kuptoj sjelljen e partive opozitare të Kosovës. Ne kemi detyrim zbatimin e kushtetutshmërisë”, ka thënë Rrustemi.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_1744

Bumçi akuza Ramës: Qëndrimet e tij dobësuan Kosovën, e izoloi me Ballkanin e Hapur

IMG_1737

Fushatë me fotomontazhe ndaj gazetarëve Buzhala, Kabashi dhe Hamidi, reagon AGK

IMG_1736

Guxo: Mbështesim qëndrimin e institucioneve të Kosovës, kryetarët e komunave duhet të punojnë nga zyrat!

Ramush-Haradinaj-5

Haradinaj: Kurti paraqet rrezik për vendin, të largohet menjëherë nga Qeveria

Kurti-Bruksel

Kurti: SHBA, partner kyç pavarësisht dallimeve në qasje

IMG_1732

Kryeministri Kurti sot duhet mbështetur më shumë se asnjëherë!

shkelzen-gashi

Gashi tregon kush po e mbështet Kosovën dhe “shpërthen” ashpër ndaj mediave: Qysh s’po ju vjen marre, bre?

Albin-Kurti-Erdogan

Erdogani bisedon me Kurtin e Vuçiqin: Turqia e gatshme të kontribuojë në dialog

osmani-kurti-makron-macron

Franca a po nxjerr “jashtë loje” Kurtin, Macron negocion takim Osmani-Vuçiç

INFO

NA NDIQ