Trysnia për Asociacionin dhe kushtëzimi me Këshillin e Evropës!

Picture of INA
INA

26/04/2024

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se me ndihmës-sekretarin amerikan James O’Biren kanë diskutuar për zbatimin e plotë të marrëveshjes bazë duke mos përmendur në këtë rast kërkesën e ndihmës-sekretarit se Qeveria duhet të bëjë hapa urgjentë për themelimin e Asociacionit, i cili ndërlidhet me rrugën integruese të Kosovës përfshirë edhe anëtarësimin në Këshillin e Evropës.

Opozita kritikon Kurtin për se me qasjen e tij të gabuara ka bërë që faktori ndërkombëtarë të vendos kushte shtesë.

Është shtuar trysnia e faktorit ndërkombëtar ndaj Qeverisë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, duke e ndërlidhur me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Një ditë pas takimit me ndihmës- sekretarin amerikan për Çështje Evropiane, James O’Brien, kryeministri, Albin Kurti, tha se kanë biseduar për zbatimin e marrëveshjes bazë, por nuk ka përmendur kërkesën e tij për urgjencë në themelimin e Asociacionit.

“Ne diskutuam rëndësinë e respektimit dhe zbatimit të plotë të marrëveshjes bazike. Ne gjithmonë do të jemi mirënjohës ndaj SHBA-së për rolin qendror dhe mbështetjen e Kosovës në rrugën tonë drejt integrimit euroatlantik”, tha Kurti.

Kërkesa e SHBA-së, Gjermanisë dhe Francës për themelimin e Asociacionit duke e ndërlidhe atë me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, është si rezultat i sjelljes së kryeministrit Kurti në raport me ndërkombëtarë, tha për RTV21 kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

‘’Nëse Kosova nuk lëvizë edhe aleatët nuk lëvizin. Ndërkombëtarët kanë kaluar në marrëdhëniet e kundër vlerës. Meqenëse kryeministri i ka rrejt disa herë duke bërë lëvizje të gabuara edhe ata sillën njësoj, nuk lëvize ti nuk lëvizim as ne. E keni parë sa më thjeshtësi e thonë. Edhe nëse e dërgon Kurti në Gjykatë Kushtetuese draft-statutin e Asociacionit është e dhimbshme që toka e Manastirit të Deçanit edhe Asociacioni po i kryen Kosova jo për njohjen reciproke me Serbinë e as për anëtarësimin në NATO, as për kandidaturën në BE, por vetëm për Këshillin e Evropës”, tha Haradinaj.

Presidentja Osmani, kryeministri Kurti dhe kryepalramentari Konjufca, përmes një letre dërguar raportueses Dora Bakojanis, ndër të tjera janë zotuar se pas anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës do të përmbushet zotimi për themelimin e Asociacionit.

Nisur nga kjo, anëtari i Komisionit për Integrime Evropiane nga Vetëvendosje, Agon Batusha, tha se draft-statuti i Asociacionit mund të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese për interpretim pas 16 majit kur është paraparë të mbahet seanca në Këshill.

‘’Zotimi është se pas anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Ashtu është kërkuar ashtu kemi vepruar. Prandaj këtu del mos korrektësia me atë çka është kërkuar më herët nga ne. Tjetra, si mund të dërgohet një draft në kushtetuese kur ende nuk e ka parë asnjë deputet i parlamentit”, tha Batusha.

Pavarësisht kërkesës urgjente të faktorit ndërkombëtar për themelimin e Asociacionit, Qeveria e Kosovës kërkon që marrëveshja të zbatohet sipas renditjes së pikave në marrëveshje dhe Asociacioni të mos ketë mbivendosje./RTV21/21Media

TË FUNDIT
9 orë
Paraburgim prej 40 ditësh për shtetasin nga Maqedonia e Veriut i kërkuar me fletë-arrest ndërkombëtar arrestuar në Kosovë
12 orë
Pahor, gati të marr “frenat” e dialogut Kosovë-Serbi, paralajmëron reagime të ashpra nga Serbia: Do të duhet të mësohemi..
13 orë
Jo vetëm në Banjskë, por Radoiçiç del edhe në një tentativë vrasjeje të një dite më parë në Laposaviq
13 orë
Lavrov shpërthen kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE: Vendim i turpshëm i asamblesë, ministrat do të votojnë njësoj
13 orë
Burri raportoi se i ka humbur gruaja, ajo lajmërohet nga Malisheva: Jam martuar!

ME TE LEXUARA

14 orë
25 vjet nga vrasja e akademikut Fehmi Agani
14 orë
VIDEO/Kush e vrau Fehmi Aganin, rrëfimi ekskluziv i dëshmitarit kundër Millosheviqit

LEXO MË SHUMË

Policia-e-Kosoves-800x445

Paraburgim prej 40 ditësh për shtetasin nga Maqedonia e Veriut i kërkuar me fletë-arrest ndërkombëtar arrestuar në Kosovë

borut pahor

Pahor, gati të marr “frenat” e dialogut Kosovë-Serbi, paralajmëron reagime të ashpra nga Serbia: Do të duhet të mësohemi..

millan radojcic

Jo vetëm në Banjskë, por Radoiçiç del edhe në një tentativë vrasjeje të një dite më parë në Laposaviq

Lavrov Shkup

Lavrov shpërthen kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE: Vendim i turpshëm i asamblesë, ministrat do të votojnë njësoj

Foto: Ilustrim

Burri raportoi se i ka humbur gruaja, ajo lajmërohet nga Malisheva: Jam martuar!

agani fehmi

VIDEO/Kush e vrau Fehmi Aganin, rrëfimi ekskluziv i dëshmitarit kundër Millosheviqit

agani fehmi

25 vjet nga vrasja e akademikut Fehmi Agani

Albin Kurti Shkup

Albin Kurti, pjesëmarrës në konferencën e nivelit të lartë të Partisë së Socialistëve Evropian

policia kosoves

Në Ferizaj kapet “Grupi i Kondovës”, arrestohen tre pjesëtarë të saj /FOTO

INFO

NA NDIQ