DnV e quan dështim votimin në veri, fajtor Lista Serbe dhe Beogradi zyrtar

Picture of INA
INA

21/04/2024

Në shumë qendra votimi të veriut të Kosovës, këtë të diel nuk janë plotësuar kushtet për të garantuar një proces votimi të lirë dhe të drejtë, bën të ditur Ismet Kryeziu, përfaqësues i organizatës “Demokracia në Veprim” (DnV).

Kryeziu ka shprehur shqetësimin se pjesëmarrja e ulët është rezultat i ndikimit të Listës Serbe dhe politikave të Beogradit.

Sipas tij, këto votime janë të dështuara në aspektin e pjesëmarrjes së qytetarëve me të drejtë vote, duke bërë thirrje për anulimin e procesit zgjedhor.

“Në aspektin ligjor, në masë të madhe plotësohen kriteret ligjore për organizim, por gjithsesi si pjesëmarrje janë të dështuara. Ne edhe më herët i kemi bërë thirrje KQZ-së që të anulojë këtë proces. Duke marrë parasysh koston financiare, angazhimin e njerëzve dhe duke marrë parasysh indikatorët për bojkotimin e këtij procesi zgjedhor”, ka theksuar ai, raporton Dukagjini.

Ai gjithashtu ka theksuar se qytetarët serbë kanë pësuar në këtë proces duke u bërë viktimë e këtyre politikave.

“Jemi duke folur për 100 qytetarë deri në informacionet e fundit që i kemi, në të gjitha komunat e Kosovës. S’e besoj që do të arrijë ndonjë përqindje kjo dalje në këtë formë ose në këtë format se si po shkon procesi…Qytetarët serbë në këtë rast janë viktimë e politikave, por edhe viktimë e Listës Serbe, të politikës së Beogradit, por edhe e Qeverisë së Kosovës, e cila jo mjaftueshëm ka bërë për të adresuar këto çështje”, ka deklaruar ai.

Në një deklaratë për media, Kryeziu ka deklaruar se edhe pse qendrat e votimit janë hapur me kohë, mungesa e informacionit për vendndodhjen e tyre ka ndikuar në interesimin e ulët të qytetarëve për të marrë pjesë në votim.

Ai gjithashtu ka shprehur shqetësimin për kushtet teknike dhe organizative të disa qendrave, duke përmendur mungesën e shenjave paraprake dhe vështirësitë për personat me aftësi të kufizuara.

Probleme të tjera, sipas Kryeziut, lidhen me vendosjen e kamerave në vendvotime, e cila, sipas tij, mund të jetë intimiduese dhe të mos garantojë fshehtësinë e votës.

Ndërkohë, Kryeziu ka shtuar se, në aspektin ligjor, organizimi i votimeve është bërë në përputhje me kriteret ligjore, por përsëri pjesëmarrja e qytetarëve është e dobët.(indeksonline)

TË FUNDIT
2 orë
Ky do të jetë skenari i radhës i serbëve në Kosovë, zbuloh eksperti i sigurisë
3 orë
Civil për fushatën zgjedhore: Të mos keqpërdoren fëmijët
3 orë
Ali Ahmet: Të izoluar me domatet e Zoran Zaevit ose integrim në tregun 500 milionësh evropian?
4 orë
Menduh Thaçi negocion me VMRO-në?! “Opozita flet me telefon, ka dallim me negociata që zhvilloj unë”
4 orë
Ademi: Nuk mund të ketë Qeveri stabile pa badenter!

ME TE LEXUARA

6 orë
Kasami: Të fala Ali Ahmetit nga Poroj! (Foto)
13 orë
Bastisje në Kërçovë, arrestohen dy dilerë
10 orë
“Treni bullgar” – VLEN, padi penale për këshillin zgjedhor në Likovë
5 orë
Taravari me deputetët e Vetëvendosje:Ndryshimi VLEN!
13 orë
Aziri: Do t’i thërrasim të gjithë qytetarët që të votojnë në zgjedhjet presidenciale, sipas vlerësimit të tyre
10 orë
Aggeler: Zgjedhjet nxjerrin në pah rolin që media patjetër duhet të ketë gjatë procesit

LEXO MË SHUMË

kfor veri barrikada

Ky do të jetë skenari i radhës i serbëve në Kosovë, zbuloh eksperti i sigurisë

Zgjedhje votime vota Maqedoni

Civil për fushatën zgjedhore: Të mos keqpërdoren fëmijët

Screenshot_20240503-215734~2

Ali Ahmet: Të izoluar me domatet e Zoran Zaevit ose integrim në tregun 500 milionësh evropian?

Menduh Thaci

Menduh Thaçi negocion me VMRO-në?! “Opozita flet me telefon, ka dallim me negociata që zhvilloj unë”

ademi-600x360

Ademi: Nuk mund të ketë Qeveri stabile pa badenter!

IMG_1727

Deputetet e Vetëvendosjes sot në Tetovë në mbështetje të VLEN

FB_IMG_1714758861725

Taravari me deputetët e Vetëvendosje:Ndryshimi VLEN!

KASAMI

Kasami: Të fala Ali Ahmetit nga Poroj! (Foto)

Screenshot_20240503-190320~2

Ali Ahmeti: Më 8 maj do ta nokautoj Bilall Kasamin

INFO

NA NDIQ