Durrësi qyteti më i nxehtë deri në 2040-ën, në mesin e tyre edhe Prizreni e Prishtina

Picture of INA
INA

15/04/2024

Zyra e Bankës Botërore në Kosovë bën të ditur se nxehtësia ekstreme në qytetet e Ballkanit Perëndimor është përkeqësuar ndjeshëm dhe valët e të nxehtit pritet të rriten edhe më shumë në pak dekada në vijim.

Në njoftim thuhet se sipas raportit më të ri të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor Tirana, Shkodra, Vlora, Mostari, Sarajeva dhe Shkupi janë deri në 4.5-7.5°C më të nxehtë në verë krahasuar me rrethinat e tyre rurale.

Po ashtu, në një grafikon që figuron temperatyura nga viti 1990 deri më 2024, Prizreni radhitet i katërti nga qytetet e Ballkanit për temperaturën më të lartë, si dhe Prishtina e shtata, kurse qyteti i parë del të jetë Durrësi.

“Po ashtu, shumë qytete në rajon tejkalojnë nivelet e sigurta të grimcave PM2.5 dhe janë ndër më të ndoturit në Evropë. Raporti rekomandon veprim në tre fronte kryesore për t’i bërë qytetet në rajon më të gjelbër. Së pari, të zvogëlohet shtrirja urbane dhe qytetet të bëhen më kompakte. Kjo mund të bëhet nëpërmjet investimeve për rigjenerimin e zonave urbane për të rritur dendësinë, inkurajimin e përdorimit të përzier të tokës në zonat kryesore dhe rizhvillimin e hapësirave tashmë të përdorura. Së dyti, qytetet duhet të ulin emetimet e tyre”.

” Fokusi duhet të jetë në sektorët kryesorë duke përfshirë transportin, ndërtesat dhe menaxhimin e mbetjeve. Së treti, qytetet duhet të ndërmarrin veprime për të zvogëluar nxehtësinë ekstreme urbane dhe për të rritur gatishmërinë për të. Masat, të tilla si çatitë e gjelbra, parqet dhe kopshtet urbane, dhe ligatinat e ndërtuara, duhet të promovohen duke pasur parasysh kostot e tyre të ulëta të zbatimit dhe përfitimet e larta mjedisore dhe sociale”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv

TË FUNDIT
1 ditë
Dogana korri 35 milionë euro nga importi i makinave të vjetra, rritje prej 46%
2 ditë
Çmimet e banesave në Manastir shkojnë në nivele rekord, 1600 euro për metër katror
2 ditë
Grand Casino Admiral hapi dyert për adhuruesit e lojërave të fatit me një festim spektakolar
3 ditë
Sindikalistët kërkojnë kthimin e shpenzimeve të ushqimit dhe rrugës
3 ditë
Paga mesatare neto në RMV në shkurt të këtij viti ishte 39.276 denarë

ME TE LEXUARA

1 ditë
Dogana korri 35 milionë euro nga importi i makinave të vjetra, rritje prej 46%

LEXO MË SHUMË

transport vetura makina

Dogana korri 35 milionë euro nga importi i makinave të vjetra, rritje prej 46%

BANESA

Çmimet e banesave në Manastir shkojnë në nivele rekord, 1600 euro për metër katror

grand casino admiral

Grand Casino Admiral hapi dyert për adhuruesit e lojërave të fatit me një festim spektakolar

100-denar

Sindikalistët kërkojnë kthimin e shpenzimeve të ushqimit dhe rrugës

denari-756x420-696x387-1

Paga mesatare neto në RMV në shkurt të këtij viti ishte 39.276 denarë

transport vetura makina

Çfarë makina shiten në treg, me çmime të larta, kilometra të kthyera…etj

kontroll teknik veture servis

Rritja e çmimit të sigurimit të automjeteve është real, thonë nga Byroja Nacionale e Sigurimeve

fatmir bytyqi

Bytyqi: E papranueshme rritja e çmimit për sigurimin e makinave, kompanitë të tërheqin menjëherë vendimin

kontroll teknik veture servis

Shtrenjtohet sigurimi për regjistrimin e automjeteve

INFO

NA NDIQ