Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur ditën e sotme, ku gjyqtari Astrit Kalaja u vra me armë zjarri brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit në Tiranë.
Përmes një postimi në rrjetin social ‘X’, Rama teksa i shpreh ngushëllime familjarëve të gjyqtarit, shkruan se agresioni kriminal i sotëm kërkon përgjigjen më ekstreme ligjore ndaj agresorit. “Ngushëllime vëllazërore familjes së gjykatësit të ndjerë Astrit Kalaja dhe u prehtë në paqe Agresioni kriminal mbi gjykatësin kërkon padyshim përgjigjen më ekstreme ligjore ndaj agresorit”, reagoi Rama.
Po ashtu, Rama shkruan se kjo tragjedi kërkon një reflektim për sistemin e sigurisë së brendshme të gjykatave, e cila sipas tij, përveçse sipas ligjit kërkon disa pajisje teknologjike, nuk mund të mbetet një çështje zgjedhjeje mes policish private në emër të pavarësisë së gjyqësorit.
Rama shkruan gjithashtu se kjo tragjedi tregon edhe njëherë nevojën e ashpërsimit të kodit penal për armëmbajtjen pa leje, teksa shton se duhet të shërbejë edhe si reflektim për lehtësinë me të cilën sipas tij trajtohet rëndom armëmbajtja pa leje në proceset gjyqësore.
Presidenti Bajram Begaj ka reaguar në lidhje me vrasjen e ndodhur pak më parë në Gjykatën Apelit, ku gjyqtari Astrit Kalaja u eliminua në sallën e gjyqit.
Në një reagim në rrjetet sociale, Begaj e quan vrasjen si akt makabër ndaj sistemit tek i cili ka themelet bashkëjetesa dhe paqja sociale.
Kreu i shtetit ka bërë thirrje që shoqëria duhet të përbuzë sulmine tmerrshën, ndërs apërfundoi se gjendjet pranë familjarëve dhe kolegëve të të ndjerit për përngjarjen e rëndë.