Escobar me opozitën, jo Berishën/ I dërguari i SHBA-së për Ballkanin takon Alibeajn dhe Metën

Iliria News Agency
Iliria News Agency

13 Prill, 2023

Nga vizita e fundit e të dërguarit të Uashingonit Gabriel Escobar, shumë ujëra kanë rrjedhur në radhët e opozitës, por ajo që nuk ka rrjedhur është qëndrimi amerikan për Sali Berishën.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës njohin vetëm ata demokratë që ndjekin linjën pro amerikane në Partinë Demokratike që sot drejtohen nga Enkelejd Alibeaj.

Me zgjedhjet pas porte amerikanët përforcuan izolimin ndaj liderit historik të demokratëve, i shpallur ‘non grata’, por ndryshe vepruan me Ilir Metën. Dikur amerikanët e përjashtonin nga agjenda ndërsa sot, kur ish-Presidenti ka marr frenat e ish krijesës së tij dhe ka zbritur në fushëbeteje si opozitar acari amerikan për Ilir Metën ka marr fund.

Porosi amerikane ishte e njëjtë për të gjithë palët politike, kandidat të pastër dhe pa probleme. Por, porositë për Metën vijuan përtej minutazhit të takimit në shkallët e selisë.

Gabriel Escobar la një shteg hapur për Ilir Metën.

“See you soon (shihemi së shpejti)”, tha ai.

Ilir Meta preferoi të mos japë detaje mbi bisedën me Escobar por zgjodhi ti përcjellë një mesazh qetësie aleatit te tij që është i padëshiruar nga amerikanët.

“Ju ftoj të gjithëve në stadium, të gjithë atje (përshëndet me dy gishta)”, u shpreh Meta.

Jo vetëm zgjedhjet, fokusi i të dërguarit të posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin ishte dhe siguria në rajon, me të cilën diskutoi me Ministren e Jashtme.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

sali-berisha

“Dënoj manipulimin e serbëve të Kosovës nga Beogradi”, Berisha pas tensioneve në veri

ditmir bushati bujar osmani

“Po jetojmë 5 minutat më të mira të historisë tonë kombëtare”, ministri i Jashtëm i Maqedonisë në podcast-in e Ditmir Bushatit: Ja si mund të forcohet trekëndëshi Tiranë-Prishtinë-Shkup

edi-rama

Situata në veri, Rama: Kjo nuk e ndihmon Kosovën, mos ecni në këtë shteg të rrezikshëm

kufi-morine

Shkëmbim zjarri mes trafikantëve dhe policisë në kufirin Shqipëri-Kosovë

ruset gramsh

U arrestuan për spiunazh, lirohen 2 rusët dhe ukrainasi

Rama Grenell

Grenell takon Ramën: Duhet ta lirojmë sa më shpejtë Thaçin nga burgu

Foshnja_2

VIDEO/Si po shuhet Shqipëria, lindjet në nivelin më të ulët historik

basha berisha

Berisha: “Është vegël e Ramës”, Basha i përgjigjet: Shpik armiq për të fshehur dështimin

erion veliaj tirana

Veliaj, falënderime për votën/ “Votat për kryetarin, njësoj me votat për PS”

INFO

NA NDIQ