Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Tetovës përgatit brokerët e së ardhmes (FOTO)

Iliria News Agency
Iliria News Agency

15/03/2023

Studentët e Fakultetit Ekonomik, të drejtimit Financa dhe kontabilitet në kuadër të lëndës Tregjet dhe institucionet financiare, janë të parët studentë nga të gjitha universitetet shqiptare, që u është siguruar mundësia e njohjes dhe tregtimit real me aksione dhe obligacione në Bursën e Maqedonisë së Veriut.

Kjo është arritur falë angazhimit të Fakultetit Ekonomik, për të fituar zyrtarisht të drejtën e hapjes së një lige speciale në Bursën e Maqedonisë së Veriut në emër të Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tetovës.

Me këtë, studentët do të kenë mundësi që në kuadër të lëndës Tregjet dhe institucionet financiare dhe nën udhëheqje të profesoreshës Doc. Dr. Vjollca Hasani – Limani të krijojnë portfolio investimesh në letra me vlerë, konkretisht në aksione dhe obligacione.
Secili student është pajisur me një profil personal dhe u janë ndarë nga 500,000 denarë para virtuale, me të cilët mund të realizojnë transaksionet në bursën virtuale, blerjen dhe shitjen e aksioneve dhe obligacioneve me çmimet reale dhe në letra me vlerë të kompanive më të mëdha vendore të cilat aktualisht kuotojnë në Bursë. Me një fjalë, këta studentë gjatë gjithë semestrit do ta ushtrojnë në praktikë profesionin e brokerit të investimeve në letra me vlerë.

Studentët që do të arrijnë të krijojnë portfolio më të madhe dhe me normë fitimi më të lartë në vend, do të shpërblehen nga Bursa e Maqedonisë së Veriut.

Për fitimin e vendit të parë do të shpërblehen me: Abonim vjetor në produktin Bestnet për monitorimin e tregtimit të aksioneve të drejtpërdrejta; Vizitë në një nga trajnimet në kuadër të Qendrës së Trajnimeve të Bursës së Maqedonisë (sipas zgjedhjes së fituesit); Manuali i Tregtisë së Letrave me Vlerë.
Për fitimin e vendit të dytë: Abonim vjetor në produktin Bestnet për monitorimin e tregtimit të aksioneve të drejtpërdrejta; Manuali i Tregtisë së Letrave me Vlerë.Për fitimin e vendit të tretë: Vizitë në një nga trajnimet në kuadër të Qendrës së Trajnimeve të Bursës së Maqedonisë (sipas zgjedhjes së fituesit). (INA)

https://www.facebook.com/unite.edu.mk/posts/522860806678457

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

shkelzen-gashi

Gashi zbulon arsyen kryesore pse Kurti u përfshi në zgjedhjet e Maqedonisë

mickoski ilir meta

Ilir Meta i entuziazmuar nga fitorja e kandidates së VMRO-së: Ndryshimi në Maqedoni do sjellë edhe ndryshimin në Shqipëri

Arben Fetai

Fetai: 3.977 herë faleminderit banorëve të komunës së Likovës

zejdi fronti evropian

Zejdi: E qartë se duhet të negociojmë me VMRO-DPMNE, por kemi kushtin tonë (VIDEO)

dimitar kovacevski

Kovaçevski: Nuk ka heqje dore, të dalim masivisht më 8 maj

Arben Taravari

Taravari komenton ofertën e VMRO, do udhëhiqemi nga interesi kombëtar i shqiptarëve

Foto: LeCanton27

VIDEO/Gazetarja: Eskortat shqiptare në Dubai paguhen 100 mijë € për 3 ditë, janë këngëtare e modele…

Palestina gaza

Biden dhe 17 liderë botërorë ofertë Hamasit, kërkojnë lirimin e pengjeve izraelite për armëpushimin e menjëhershëm

besnik bislimi

Bislimi pas takimit në Bruksel: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

INFO

NA NDIQ