Fatmir Limani: (Kundër)kandidat-ët

Picture of Ina Online
Ina Online

12/10/2025

Shkruan: Fatmir Limani

(s’kam kundërkandidat)

Sot, një javë para votimeve, kur pashë tre kundërkandidatët bashkë në Pazar, në të njëjtën minutë dhe në të njëjtin vend, jam shumë i qetë dhe i vendosur.

Sot e gjithë ditët, fushata ime dhe veprimi i së ardhmes bazohet në shtyllat programore që janë bazë orientuese e hapërimit tim. Qytetari i Kërçovës është shumë i mençur, është i lirë dhe thellësisht i vetëdijësuar për ofertën e gjithsecilit. Ndaj jam shumë i bindur që në qytetin tonë do t’i besohet programit dhe kandidaturës sime, e cila nuk bën ndasi në asnjë formë dhe mënyrë, sepse është mbështetur në konceptin qytetar.

Paraqitja e tre (kundër)kandidatëve në Pazar të Kërçovës, ose është e rastësishme (probabilitet i ulët); ose dëshmon koketimet (marrëveshjet) mes tyre.

Nëse rastësisht tre kundërkandidatë gjenden në të njëjtën orë, në të njëjtin vend dhe publikisht bëjnë gjeste mirëkuptimi, mua më vjen mirë. Qytetarit të Kërçovës i jepet imazh qetësie dhe mirëkuptimi ndëretnik, e kjo është ajo çfarë kam luftuar tash e shumë kohë.

Mirëpo vjen natyrshëm një pyetje: pse në Pazar të Kërçovës tregojnë pajtim, ndërkohë në Pazar të Maqedonisë, përmes acarimit të tensioneve ndëretnike duan ta polarizojnë popullin me presionin e temave inekzistente ndëretnike në nivel qendror ? Apo nga fakti se nuk kanë plan dhe ide konkrete si të zhvillojnë ekonominë e vendit, ekonominë e rajoneve tona ?! Ekonomia duhet të jetë shtylla kryesore dhe në favor të të gjithë qytetarëve (pa dallim) që jetojnë në vendin tonë.

Mirëpo asgjë nuk ishte rastësore. Çdo gjë ishte sipas planit, bazuar në të gjitha informacionet. Duke analizuar rrugën e marshit, i bie që dy taborret ndiqnin njërin (kandidat) nëpër trotuaret e qytetit. Përndjekje që i solli tre (kundër)kandidatët në një Pazar. Kjo dëshmon koketimet (marrëveshjet) mes tyre. Ndaj ata u përbashkuan në Pazar duke këmbyer programin.

Duket qartë se programet e tyre lehtësisht kanë kopjuar programin e përgatitur nga ekipi ynë. E kjo mua më bën të ndjehem më krenar, sepse arritëm të instalojmë një vlerë që deri dje nuk ishte praktike, kandidatët dilnin të bënin fushatë me duart në xhepa.

P.S. Dy kandidatët shqiptarë u bashkuan me VMRO-në. Ose koketojnë me të, ose janë me të.
Unë ngela pa kundërkandidat në taborrin shqiptar, sepse loja e të gjithëve u kuptua.
Mbetem i vetmi në këtë garë me kundërkandidatin maqedonas.

TË FUNDIT

Bilall Kasami viziton bizneset lokale: Përkrahje për ekonominë dhe punësimin në Tetovë

Ali Ahmeti nga Çashka: Shqiptarët nuk janë vetëm pastrues e sharraxhi – ata mund të jenë edhe kryeministra!

AKI: Derisa shqiptarët bashkohen për fitoren historike në Butel, VLEN i bën fushatë VMRO-së në Luboten

Sabri Aziri: A e shpëtoi regjimi Bujar Osmanin nga rasti “Pacienti” për dëshminë e tij kundër rastit “Monstra”?

Fatmir Limani: (Kundër)kandidat-ët

Blerand Ramadani: As fitorja Sarajit, Çairit dhe Tetovës nuk do të jetë plotë pa Çashkën

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË