FOTO/ Jetmiri “shpërthen” ndaj Orit: “Të mëshiroj për injorancën, znj. Deputete”

Picture of INA
INA

22/04/2024

Jetmiri ende nuk ka mbaruar me shpërthimet e tij ndaj produksionit të “BBVA 3” dhe qartazi, s’e ka kursyer as Ori Nebijajn, opinioniste e këtij edicioni të spektaklit.

Përmes një postimi në Instagram, Jetmiri u shpreh:

“Ti je turp dhe thjesht të mëshiroj për injorancën tënde znj. Deputete”, referuar faktit që Ori është në të njëjtën kohë edhe deputete në Kuvendin e Shqipërisë.

Jetmiri ka bërë edhe një reagim ndaj ish-banorëve të tjerë, të cilët ishin të ftuar në “Big Brother Fun Club”, ku u shpreh: “Zot, mëshiroji se nuk dinë ç’po flasin”.

Kujtojmë se Jetmiri mori vendimin për t’u larguar nga shtëpia e “BBVA 3”, pas pretendimeve se ka bërë “cirk” për të pasur vëmendje dhe se reality shoë nuk ka standarde. Direkt pas vendimit për të hequr dorë nga gara, Jetmiri reagoi përmes një videoje, në të cilën u shpreh:

“Të dashur miq, siç ju e patë edhe në prime-n e kaluar, mua m’u mohua një e drejtë ekzistenciale, pasi në të gjithë të drejtën e botës qoftë edhe të këtij formati, me rregulla dhe rregullore po deshët, nuk mund t’i mohohet e drejta një lojtari të vendosë të bëjë lojën si të dojë ai. Në vazhdën e të drejtave të mohuara, të para gjithmonë në opinionin dhe perceptimin tim, unë ndjeva një censurë ndaj meje dhe nën kushtet e një trysnie psikologjike të tmerrshme, vendosa të largohem nga loja. Nëse juve ju duket që gjykimi i ‘Big Brother’ është i drejtë, atëherë kjo është Shqipëria tjetër”, deklaroi Jetmiri.

Jetmiri hyri në “BBVA 3” vetëm pak javë më parë. Të martën e shkuar, ai kërkoi të largohej dhe më pas e rishikoi vendimin e tij pas një diskutimi të gjatë në studio, ku iu kërkua ta mendojë sërish. Mbrëmja e së shtunës ishte koha e caktuar për një përgjigje përfundimtare, ku Jetmiri kërkoi që të vazhdojë qëndrimin, por nuk do të fliste me asnjë nga banorët, vetëm do merrte pjesë në lojëra dhe të tjera komunikime me “Vëllain e Madh”. Produksioni nuk e lejoi këtë vendim të tij, duke i kërkuar të qëndrojë në shtëpi dhe të flasë me banorët që i konsideron të afërt, duke vazhduar kështu lojën.

Pas një diskutimi që vazhdoi edhe me përfshirjen e personazheve të tjerë, Jetmiri u largua me vullnetin e tij nga shtëpia dhe në vazhdim pati një përplasje të fortë mendimesh me opinionistët dhe Ledionin në studio.

TË FUNDIT
4 orë
Çfarë ndodhi? Sara Gjordeni largohet nga Instagram-i
6 orë
“Kiameti s’është larg” – Zanfina Ismaili: Popujt që i kemi përqeshur, si ata po bëhemi
8 orë
Banorja që fitoi dhe banorja që humbi më shumë ndjekës këtë javë në “Instagram”
11 orë
Në një ambient përrallor, Kiara dhe Luna Mari mirëpriten në shtëpi
11 orë
‘O grua e fëlliq, o banale dhe pistë!’ Degradon në prekje fizike debati mes Eglës dhe Rozës

ME TE LEXUARA

4 orë
Çfarë ndodhi? Sara Gjordeni largohet nga Instagram-i
15 orë
Donaldi i dërgon letër Einxhelit në emisionin e Borës, ky është reagimi i saj
14 orë
Meri Shehu zbulon fituesin e “BBV”! Astrologia “tallet” keq me Meritonin
14 orë
Efi Dhedhes së shpejti me emision të ri?
13 orë
Ngjela tregon se kush do ta fitoj Bigbrodher Albania
13 orë
“Julin edhe Eglën i shoh si lojtarë të fortë”/ Mamaja e Erjolës: Finalja është e garantuar por ne duam fitoren!

LEXO MË SHUMË

Sara gjordeni bbvip

Çfarë ndodhi? Sara Gjordeni largohet nga Instagram-i

Screenshot_20240503-174802~2

“Kiameti s’është larg” – Zanfina Ismaili: Popujt që i kemi përqeshur, si ata po bëhemi

big brother vip

Banorja që fitoi dhe banorja që humbi më shumë ndjekës këtë javë në “Instagram”

Screenshot_20240502-211305~2

Në një ambient përrallor, Kiara dhe Luna Mari mirëpriten në shtëpi

Screenshot-2024-05-03-110440

‘O grua e fëlliq, o banale dhe pistë!’ Degradon në prekje fizike debati mes Eglës dhe Rozës

egla erjola juli

“Julin edhe Eglën i shoh si lojtarë të fortë”/ Mamaja e Erjolës: Finalja është e garantuar por ne duam fitoren!

Spartak Ngjela

Ngjela tregon se kush do ta fitoj Bigbrodher Albania

efi dhedhes

Efi Dhedhes së shpejti me emision të ri?

meri shehu

Meri Shehu zbulon fituesin e “BBV”! Astrologia “tallet” keq me Meritonin

INFO

NA NDIQ