Franca a po nxjerr “jashtë loje” Kurtin, Macron negocion takim Osmani-Vuçiç

INA
INA

31 Maj, 2023

Ndërkombëtarët janë hedhur në sulm për t’i dhënë fund tensioneve në veri të Kosovës. Prej 4 ditësh ka pasur tensione në komunat me shumicë serbe dhe të gjithë bëjnë fajtor Albin Kurtin.

SHBA i dha atij ultimatum që të tërhiqet nga provokimet, por kryeministri e ka bërë të qartë se nuk do ndryshojë kurs. Për këtë arsye ka hyrë në lojë Franca, e cila mësohet se po negocion një takim mes Vjosa Osmanit dhe Aleksandër Vuçiç, duke lënë në hije Kurtin.

Presidenti i Francës Emmanuel Macron, të mërkurën, në Bratislavë të Sllovakisë ka fajësuar autoritetet kosovare për tensionet, teksa ka paralajmëruar një takim mes Presidentëve të Kosovës e Serbisë në Moldavi, ditën e enjte.

Macron ka njoftuar se shpreson se do t’i takojë dy presidentët e Kosovës dhe Serbisë. Vjosa Osmani, tashmë ka udhëtuar për në Kishinau të Republikës së Moldavisë ku do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në samitin e dytë të Komunitetit Politik Evropian (EPC).

“Kreu i shtetit francez tha se shpreson të shohë presidentët e Kosovës dhe Serbisë “së bashku” të enjten, në margjinat e bisedimeve në kryeqytetin moldav, Kishinau” ka njoftuar AFP.

“Shumë qartë, është përgjegjësia e autoriteteve të Kosovës për situatën e tanishme dhe dështimin e respektimit të një marrëveshje, e cila megjithatë ishte e rëndësishme dhe është arritur pak javë më parë”, ka thënë Macron.

Kryeministri Kurti ka udhëtuar në Bratislavë, ku ka konfirmuar gatishmërinë për t’u takuar me Presidentin e Serbisë. Por, Vuçiç e ka anuluar udhëtimin atje. Si duket Franca ka futur në lojë Osmanin.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_5646

Pas publikimit të pamjeve, reagon kryeministri Kurti – ka këtë mesazh!

shaip kamberi

Kamberi reagon pas sulmit ndaj një familje shqiptare në Medvegjë

medvegja

“Këndonin këngë nacionaliste”- Serbët sulmojnë me gurë e mjete të rënda shtëpinë e shqiptarit në Medvegjë (FOTO)

Enver Bytyqi

Bytyçi: Takimi sekret në New York me Vuçiqin tri ditë para sulmit, Ja pse duan KFOR ta marr kontrollin në veri

IMG_5650

Sveçla: Kemi dëshmi se Serbia e organizoi sulmin në Banjskë – Kishte qëllim aneksimin e veriut të Kosovës

Radojcic vilat pasuria

Sveçla tregon se për çka do ta shfrytëzojnë vilën e Radojçiqit!

IMG_5648

Publikohet momenti i sulmit ku u vra polici Afrim Bunjaku (VIDEO)

vjosa Osmani

Osmani: Me armët ruse Vuçiq po mendon aneksimin sipas modelit të Krimesë

Shaip Kamberi

Kamberi: Vuçiq mund të hakmerret ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës

INFO

NA NDIQ