Fushata parazgjedhore për raundin e dytë në Tetovë po intensifikohet

Picture of INA
INA

25/10/2025

Kandidati për kryetar të Tetovës nga radhët e VLEN-it, Bilall Kasami, premtoi sot vazhdimin e punimeve për rregullimin e Banjës së Tetovës. Ai theksoi se prioritet do të jetë ndërtimi i urës, si dhe përmirësimi i infrastrukturës së Banjës, në mënyrë që ajo të shfrytëzohet si një pikë rekreacioni për banorët e qytetit.

“Në këtë pjesë ne do të vazhdojmë investimet sa i përket edhe urës së paraparë të ndërtohet aty, por edhe vazhdimin e shtegut për këmbësorët dhe biçiklistët nga Banja për rreth lumit që kjo pjesë të jetë në shfrytëzim të qytetarëve të Tetovës. Me këtë ne vazhdojmë të investojmë për kushte më të mira jetësore në qytet jo vetëm duke ndërtuar rrugë shkolla e kanalizim, por edhe duke krijuar hapësira të reja për ata që e duan natyrën”, tha Bilall Kasami, Kandidat për kryetar VLEN.

Nga ana tjetër, Kandidati i AKI-së për komunën e Tetovës Bajram Rexhepi, aktivitetin e tij parazgjedhorë e vazhdoi me qytetarët nëpër rrugët e Tetovës. Ai premtoi përmirësimin e infrastrukturës në Tetovë, por edhe zhvillim ekonomik.

“E keni parë edhe më parë në prezantimet tona se në qendër të ofertës politike për Tetovën ka qenë zhvillimi ekonopmik. Ne për qytetarët garantojmë që rinia dhe vendet e reja të punës do jenë në qendër të programës tonë, zhvillimi i Kodrës së Diellit, ndërtimi i një qyteti administrativ tek kazerma aktuale, ndërtimi i një parku të vetëm për qytetin tonë dhe sigurisht ëpr të parën herë Tetova do ketë një plan gejneral urbanistik dhe do zhvillohet dhe ndërtohet e planifikuar, ashtu siç meriton kryeqendra e shqiptarëve të Maqedoniosë së Veriut”, theksoi Bajram Rexhepi, Kandidat për kryetar i AKI-së.

Fushata parazgjedhore për raundin e dytë në Tetovë po intensifikohet. Kandidatët e VLEN dhe AKI zhvillojnë disa takime çdo ditë me qytetarët për të prezantuar programet e tyre parazgjedhore./Alsat.mk

TË FUNDIT

Bajram Rexhepi: Gara për Tetovën nis nga zero, por jemi të bindur në fitoren më 2 nëntor

Kasami flet për deklaratat e fundit të Mickoskit – Tregon qëndrimet e tij dhe të VLEN-it

“Lukoil”-i rus do të shitet edhe në Maqedoninë e Veriut, pas sanksioneve

14-vjeçari nga Kosova hero në Gjermani, shpëtoi shokun, arriti t’ia merrte çekiçin sulmuesit e ta rrëzonte

KSHZ me të dhëna përfundimtare: 44 komuna u bënë me kryetarë

Partia e Vllehëve mbështet Mendi Qyrën

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË