Në mbrëmjen e së enjtes është raportuar se është gjetur trupi i pajetë i një kleriku serb në kishën e Vushtrrisë.
Avni Zahiti, zëdhënës policor i Rajonit të Mitrovicës, deklaroi për Klankosova.tv se familjarët e viktimës kanë lajmëruar policinë dhe në vendin e ngjarjes është gjetur një pistoletë dhe çështja ka kaluar në hetim të mëtutjeshëm.
“Mbrëmë, rreth orës 22:58, nga ana e familjarëve të viktimës është raportuar se brenda objektit banues që ndodhet brenda hapësirave të objektit fetar ortodoks në Vushtrri, është gjetur pa shenja jete viktima S. Ç., mashkull i moshës 48 vjeçar. Në cilësi të provave materiale, në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një armë e llojit pistoletë”, tha ndër të tjera Zahiti.
Ai theksoi se hetuesit policorë me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për zbardhjen e rastit.
Me urdhër prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion