Haradinaj: Kurti për pak vota u tregoi armiqve armatimin e Kosovës, asnjë njeri normal s’e bën këtë

Picture of Ina Online
Ina Online

11/10/2025

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj teksa ka treguar vështirësitë që hasen për t’u informuar për armatimin që blen Serbia nga Irani dhe Kina, ka theksuar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti për pak vota ka zbuluar të gjitha specifikat e dronëve që kanë ardhur në Kosovë, gjë që asnjë njeri normal në botë nuk e bën.

“Ne kemi shumë vështirësi nëpërmjet Agjencive të Inteligjencës, që ta kuptojmë kur Serbia, kur blen ata në Iran dhe Kina. E çka bën kryeministri jonë. Kur kanë ardhur dronët, të cilët nuk janë të këqij, shyqyr që i kemi, ky ka dal dhe i ka treguar edhe specifikat, sa kilometra fluturojnë, deri ku mbërrijnë dhe kush njeri normal në botë nuk e bën me i treguar armikut tënd që të kanë ardh do dronë.

Ne mundohemi me kuptu çka ka marrë Serbia por kurrë nuk jemi të sigurtë nuk jemi çka kanë blerë ata në Iran e Kinë e tjetërkund. Ky del për pak vota e i tregon armiqve dhe krejt botës që na kanë ardh.

Ne nuk kemi bërë kështu, ne i kemi kryer punët edhe në jug edhe në veri dhe çdo pëllëmbë e Kosovës ka qen, është dhe do të jetë Kosovë dhe e ka zbatuar ligjin ushtari dhe polici jonë. E këndo që e kam taku unë dhe e kam prit e i kam shkuar, kam shkuar se e kam bërë bashkë me aleatët tanë të sigurisë për me shtrirë rendin, ligjin, në veri dhe gjithkund dhe me ua treguar vendin të tërëve se këtu i thonë Kosovë dhe Kosovë ka me mbet….në veri që thonë e kemi bërë sot kanë qen aty pikat kufitare 1 dhe 31 janë aty moti, policia aty ka qen rregullisht, si ia kemi ndal takimin pa leje në atë kohë dhe ata që kanë hyrë pa leje si i kemi sjellë në Prishtinë dhe a ka guxuar ndokush të bllokojë rrugët tona”, tha ai në tubimin përmbyllës zgjedhor të AAK-së në Deçan.

TË FUNDIT

Zgjedhjet lokale/ Parashikohet humbja e PDK-së në Drenas

I dhanë fund romancës për shkak të xhelozisë? E vërteta e ndarjes mes Bora Zemanit dhe Donald Veshaj

Grabitja në Gostivar, u morën rreth 18 kilogramë ari në vlerë 1.8 milionë euro

Snajperë, ekspertë të dronëve dhe bileta të kufizuara – Gazeta zvicerane: Serbi-Shqipëri, ndeshja më e ndezur në botën e futbollit!

Mexhiti: Një tjetër investim madhor, Rruga “Maksut Sadik”

Habit Duda Balje: Kjo është e vërteta e incizimit me Fatmir Shehollin

ME TE LEXUARA

1

Snajperë, ekspertë të dronëve dhe bileta të kufizuara - Gazeta zvicerane: Serbi-Shqipëri, ndeshja më e ndezur në botën e futbollit!
1
Mexhiti: Një tjetër investim madhor, Rruga “Maksut Sadik”

LEXO MË SHUMË