Haxholli: Serbia po hakmerret për votimin në Strasburg, nga mesnata po i mban të bllokuar mbi 300 kosovarë në kufi me Kroacinë

Picture of INA
INA

17/04/2024

Sekretari i zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Fatmir Haxholli tha se nga mesnata Serbia po i mban të bllokuar mbi 300 qytetarë të Kosovës në kufirin e saj me Kroacinë, raporton Gazeta Express.

Haxholli tha se “në hakmarrje dhe nervozizëm absurd” nga votimi i mbrëmshëm në Asamblenë Parlamentare pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës, Serbia s’po i lë të kalojnë autobusët me targa të Kosovës.Në hakmarrje dhe nervozizëm absurd ndaj votimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, për anëtarsimin e Republikës së Kosovës në këtë institucion ndërkombëtar, autoritetet kufitare të Serbisë, në pikëkalimin ‘Batrovci’, Serbi – Kroaci, nga mesnata po i mbajnë të bllokuar së paku katër autobus me targa dhe udhëtarë, qytetarë të Republikës së Kosovës”, shkroi ai në një postim në Facebook.

Shpjegimi nga autoritetet serbe, siç thotë Haxholli, është se për këtë ka urdhëruar Beogradi.

“Bllokimi i mbi rreth 300 qytetarëve, duke ua mbajtur pasaportat dhe dokumentacionet e udhëtimit, është shkelje flagrante jo vetëm e marrëveshjeve të Brukselit, por edhe e të drejtave universale të njeriut të garantuara me të gjitha konventat ndërkombëtare. Vetëm regjimet më autoritare i bllokojnë udhëtarët e një vendi tjetër, me shpjegimin ‘ky është një urdhër nga Beogradi’”, shkroi ai.

Haxholli thotë se po planifikon të niset personalisht drejt pikëkalimit kufitar ndërmjet Kroacisë dhe Serbisë ku po mbahen të bllokuar udhëtarët kosovarë.

“Duke qenë që Zyra Ndërlodhëse serbe nuk po komunikon me Zyrën tonë, siç ndodhi edhe këtë mëngjes, kam kërkuar dhe jam në pritje të përcjelljës së afërt, që të udhëtoj drejt pikëkalimit Batrovci, për t’ju gjetur pranë bashkëqytetarëve tanë dhe në shenjë proteste ndaj këtij zhvillimi”, shkroi Haxholli.

TË FUNDIT
2 orë
Miratohet Kodi i Sjelljes për deputetët, ata që ofendojnë dhe bëjnë shkelje tjera do të dënohen me 50 përqind të pagës së tyre
3 orë
Iu përkeqësua gjendja pasi u kthye nga Zvicra, gruaja vdiq në Aeroportin e Prishtinës
5 orë
Ministrja Gërvalla në Bruksel, merr pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm dhe atyre për Evropë të BE-së
2 ditë
Ndahet nga jeta veprimtari dhe ish-kryetari i Pejës, Ali Lajçi
2 ditë
Aksident i rëndë në Suharekë, dy të vdekur - Policia jep detaje

ME TE LEXUARA

2 ditë
Ndahet nga jeta veprimtari dhe ish-kryetari i Pejës, Ali Lajçi
5 orë
Ministrja Gërvalla në Bruksel, merr pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm dhe atyre për Evropë të BE-së
3 orë
Iu përkeqësua gjendja pasi u kthye nga Zvicra, gruaja vdiq në Aeroportin e Prishtinës
2 orë
Miratohet Kodi i Sjelljes për deputetët, ata që ofendojnë dhe bëjnë shkelje tjera do të dënohen me 50 përqind të pagës së tyre

LEXO MË SHUMË

Kuvendi-Kosoves

Miratohet Kodi i Sjelljes për deputetët, ata që ofendojnë dhe bëjnë shkelje tjera do të dënohen me 50 përqind të pagës së tyre

aeroporti-adem-jashari

Iu përkeqësua gjendja pasi u kthye nga Zvicra, gruaja vdiq në Aeroportin e Prishtinës

Donika Gervalla

Ministrja Gërvalla në Bruksel, merr pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm dhe atyre për Evropë të BE-së

ali lajci

Ndahet nga jeta veprimtari dhe ish-kryetari i Pejës, Ali Lajçi

gjoba policia kosoves3

Aksident i rëndë në Suharekë, dy të vdekur – Policia jep detaje

srebrenica

Nënat e Srebrenicës i falënderohen Presidentes Osmani: Fjalimi rreth gjenocidit serb, do të mbahet mend nga brezat e ardhshëm

pamje serbi stervitje radojcic grupi banjske

Njësiti “Kobra” pjesë e trajnimeve serbe – hidhen disa dyshime të forta

abelard tahiri

Abelard Tahiri milioner, kjo është pasuria marramendëse e shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së

kurti vjosa osmani masakra mejes

Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” – thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

INFO

NA NDIQ