Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” – thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Picture of ina-online
ina-online

27/04/2024

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, zyrtarë shtetërorë e qytetarë të shumtë janë mbledhur në Mejë të Gjakovës për të kujtuar një ndër masakrat më të rënda të Serbisë në Kosovë gjatë luftës së fundit.

Osmani bëri homazhe në kompleksin memorial në Meje të Gjakovës, ndërkaq në tubimin përkujtimor tha se nuk do të rreshtin së kërkuari drejtësi për 376 civilët e pafajshëm, ëndrrat e të cilëve u këputën në gjysmë vetëm se ishin shqiptarë.

“Sot të gjithë jemi këtu me zemër të rënduar… për ta kujtuar një ndër kapitujt më të dhimbshëm të historisë sonë të luftës.. të gjithë ndjejmë dhimbje e pikëllim për 367 plagë të pashërueshme të Kosovës, plagë që akoma kullojnë gjak”, tha ajo.

E para e shtetit tha tutje se në mesditën e 27 prillit 1999 nga ora 6 e mëngjesit deri në mesditë forcat gjenociale të Serbisë rrethuan Rrekën e Keqe dhe Luginën e Carragojës, duke shfaqur mizorinë e tyre të pafund…

“Grumbulluan banorët e kësaj ane te udhëkryqi i Mejës, të cilët për herë të fundit u panë aty dhe brenda një ore u ekzekutuan brutalisht… Meja është testament i kësaj dhimbje tëvazhdueshme në çdo shtëpi të Kosovës. ‘Lëndina e Pikëllimit’ është vendi i së vërtetës sonë, rrëfimi i trishtë i 376 fate njerëzore, është Srebrenica e Kosovës. Ky vend është thirrja jonë më e fuqishme për drejtësi…Është personifikim i rrugës së vështirë dhe sakrificës që kemi kaluar si popull…”, tha presidentja.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se për shqiptarët stina e pranverës është stinë përkujtimore.

Kryeministri theksoi se qytetarët e rajonit të Gjakovës e kanë të freskët mëngjesin e 27 prillit 1999, ku u vranë 376 civilë të pafajshëm, në mesin e të cilëve fëmijë e arsimtarë.

Kurti tha tutje se edhe 25 vjet pas luftës, Kosova vazhdon të jetë në luftë të ashpër me Serbinë.

“…Republika e Kosovës është e vendosur të ngadhënjejë… ne as nuk harrojmë, e as nuk falim…”, tha ai, duke shtuar se të gjithë provat dhe dëshmitë, krimet e kryera nga shteti i Serbisë mbi shqiptarët në Kosovë po mblidhen për të ruajtur e mirëmbajtur kujtesën kolektive, për drejtësinë e vonuar, për historinë e trashëgiminë tonë.

TË FUNDIT
54 minuta
VMRO-DPMNE dhe VLEN nisin sot negociatat për Qeverinë e re, çfarë fillimisht do të bisedohet?
1 orë
Siljanovska i përgjigjet Brukselit: Nën udhëheqjen time, politika jonë e jashtme do të jetë plotësisht në harmoni me politikën e BE-së
1 orë
Kush e ka legjitimitetin për ti përfaqësuar shqiptarët në Maqedoni?
12 orë
Server: Rruga më e mirë që duhet të ndjekë Maqedonia e Veriut është integrimi në BE
12 orë
Kurti, Vuçiq, Rama, O’Brien mblidhen në Samitin Rajonal të liderëve në Mal të Zi

ME TE LEXUARA

1 ditë
Takim i shefave të shtatmadhorive të armatave të Norvegjisë dhe Maqedonisë së Veriut
19 orë
Mickoski nesër takohet me liderët e VLEN-it! Fillojnë negociatat për “ndarjen e kulaçit”, ja kush cilat poste i dëshiron
1 ditë
Eurodeputeti holandez, Reuten: Kosova e meriton të bëhet anëtare e KiE-së, i ka përmbushur të gjitha kriteret
16 orë
Zaevi humbi edhe në vendlindjen e tij në Murtinë
1 ditë
Sot përfundojnë afatet për dorëzimin e ankesave për zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut
16 orë
Vazhdon ikja e infermiereve nga Maqedonia e Veriut
1 ditë
​26 vjet nga Beteja e Llapushnikut

LEXO MË SHUMË

vmro vlen

VMRO-DPMNE dhe VLEN nisin sot negociatat për Qeverinë e re, çfarë fillimisht do të bisedohet?

gordana siljanovska

Siljanovska i përgjigjet Brukselit: Nën udhëheqjen time, politika jonë e jashtme do të jetë plotësisht në harmoni me politikën e BE-së

VLEN FRONTI

Kush e ka legjitimitetin për ti përfaqësuar shqiptarët në Maqedoni?

server

Server: Rruga më e mirë që duhet të ndjekë Maqedonia e Veriut është integrimi në BE

kurti vucic rama

Kurti, Vuçiq, Rama, O’Brien mblidhen në Samitin Rajonal të liderëve në Mal të Zi

stevo-pendarovskiii-780x470-1

Pendarovski do të kthehet në punën e profesorit, nuk do ti shfrytëzoj beneficionet si ish-president

kuvendi parlamenti

Deputetët e rinj do t’i shërbejnë popullit për pagë mujore prej 1.828 euro

spital-infermiere-mjeke shendetesi

Vazhdon ikja e infermiereve nga Maqedonia e Veriut

zaev-1

Zaevi humbi edhe në vendlindjen e tij në Murtinë

INFO

NA NDIQ