Humbi jetën në aksidentin në Kroaci, 41-vjeçari ishte pjesë e Komandës së Forcës Ajrore (FOTO)

Iliria News Agency
Iliria News Agency

27 Shkurt, 2023

Gazmir Korbi, vetëm 41-vjeç, humbi tragjikisht jetën në aksidentin e ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Kroaci.

Ai ishte pjesë e Komandës së Forcës Ajrore shqiptare dhe ndodhej me leje të zakonshme, kur autobusi me të cilin udhëtonte u përmbys.

Lajmin e bëri të ditur mbrëmjen e djeshme Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili përmes rrjeteve sociale, shprehu ngushëllimet e tij për familjen e të riut.

“I dhimbshëm lajmi i ndarjes nga jeta të Gazmir Korbit, në aksidentin e ndodhur në Kroaci.

Ai nuk mundi të kthehej më mes kolegëve të tij në kompaninë e mbështetjes në Komandën e Forcës Ajrore pas lejes së zakonshme. Ngushëllime familjes për këtë humbje të madhe dhe të parakohshme!“, shkruajti Peleshi.

Një autobus me targa shqiptare u aksidentua rreth orës 23 e 45 minuta të së shtunës në një autostradë në drejtim të Zagrebit në Kroaci. Nga ngjarja humbi jetën 41-vjeçari Korbi, ndërsa 7 persona të tjerë mbetën të plagosur.

Autobusi ka bërë një devijim të fortë dhe më pas është përplasur me barrierat ndarëse derisa është përmbysur. Të plagosurit, të gjithë shtetas shqiptarë ndodhen në spital. Autoritetet vijojnë hetimet ndërsa dyshohet se shkak është bërë moti i keq, me stuhi bore që kishte përfshirë zonën./OraNews

 

Humbi jetën në aksidentin në Kroaci, 41-vjeçari ishte

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

bajram-begaj-milanovic-kroat

Kush është presidenti me rrogën më të lartë në Ballkan

rinia tirane

Shqipëria me rininë më të “braktisur” në rajon dhe Evropë

sali-berisha

“Dënoj manipulimin e serbëve të Kosovës nga Beogradi”, Berisha pas tensioneve në veri

ditmir bushati bujar osmani

“Po jetojmë 5 minutat më të mira të historisë tonë kombëtare”, ministri i Jashtëm i Maqedonisë në podcast-in e Ditmir Bushatit: Ja si mund të forcohet trekëndëshi Tiranë-Prishtinë-Shkup

edi-rama

Situata në veri, Rama: Kjo nuk e ndihmon Kosovën, mos ecni në këtë shteg të rrezikshëm

kufi-morine

Shkëmbim zjarri mes trafikantëve dhe policisë në kufirin Shqipëri-Kosovë

ruset gramsh

U arrestuan për spiunazh, lirohen 2 rusët dhe ukrainasi

Rama Grenell

Grenell takon Ramën: Duhet ta lirojmë sa më shpejtë Thaçin nga burgu

Foshnja_2

VIDEO/Si po shuhet Shqipëria, lindjet në nivelin më të ulët historik

INFO

NA NDIQ