Ikën Gabriel Escobar, merr detyrën e re! Nuk do të jetë më i dërguar për Ballkanin Perëndimor

Picture of INA
INA

06/05/2024

I dërguari special për Ballkanin Perëndimor dhe Ndihmëssektretari për Çështjet Evropiane dhe të Euroazisë, Gabriel Escobar nuk do të jetë më në këtë detyrë.

Njoftimi është bërë nga Departamenti i Shtetit për mediat kosovare. Në deklaratë Departamenti i Shtetit konfirmon se Gabriel Escobar është drejt transferimit në një rol të ri.
Kjo vjen në kuadër të rotacionit që oficerët e shërbimit të jashtëm e kanë si rregull të detyrës së tyre dhe që ndodh në mënyrë proceduriale në 1 ose 4 vite të shërbimit të tyre në një detyrë, thotë në deklaratë DASH.

Escobar ndodhej prej tre vitesh në këtë rol dhe tashmë ai do të ketë një karrierë të gjatë në një detyre tjetër përfundon deklaratën e saj Departamenti Amerikan.

Reagimet vijnë pasi në shtypin kosovar filluan aludimet se Escobar ishte shkarkuar nga roli i tij, për shkak se fondacioni i gruas së tij kishte marrë donacione në mënyrë indirekte nga Ministria e Jashtme e Serbisë duke paraqitur një konflikt interesi për paanshmërinë e tij në bisedimet Kosovë – Serbi.

Departamenti Amerikan i Shtetit i quajti këto lajme fabrifikime të qëllimshme.
Escobar ka qenë një figurë e rëndësishme gjatë këtyre viteve në lehtësimin e dialogut Kosovë – Serbi dhe një nga negociatorët kyç për arritjen e Marrëveshjes së Ohrit në bashkëpunim me diplomatin e lartë të BE, Josef Borrell.

TË FUNDIT
2 ditë
Emma Bonino: Ja pse mbështes kandidaturën e Muharrem Salihut për Parlamentin Europian
2 ditë
Xhevat Limani: Në Amerikë pashë hartën... Këto shtete nuk do të ekzistojnë në vitin 2034
3 ditë
Rama ankohet në Mal të Zi: Na pritët me gji gjerman, në vend të diellit legjendar të Kotorit
3 ditë
Kryeministri grek Micotakis: Çdo devijim prej Marrëveshjes së Prespës, do të ketë pasoja në rrugën e RMV-së drejt BE-së
3 ditë
SHBA e konsideron Dodikun si kërcënim për sigurinë

ME TE LEXUARA

No data was found

LEXO MË SHUMË

muharrem salihu ema bonino

Emma Bonino: Ja pse mbështes kandidaturën e Muharrem Salihut për Parlamentin Europian

IMG_2169

Xhevat Limani: Në Amerikë pashë hartën… Këto shtete nuk do të ekzistojnë në vitin 2034

edi rama shkup

Rama ankohet në Mal të Zi: Na pritët me gji gjerman, në vend të diellit legjendar të Kotorit

greqi-1-800x445-600x360

Kryeministri grek Micotakis: Çdo devijim prej Marrëveshjes së Prespës, do të ketë pasoja në rrugën e RMV-së drejt BE-së

Dodik Murphy

SHBA e konsideron Dodikun si kërcënim për sigurinë

greqi policia

Vritet një 40-vjeçare shqiptare në Athinë, u gjet e vdekur me një thikë në trup

parlamenti-grek

Kryetari i një partie greke nga foltorja Parlamentare e grisi Marrëveshjen e Prespës

srebrenica

Në pritje të votimit: Gjërat që duhet ditur për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Zaev Cipras marreveshja e prespes

Marinakis: Marrëveshja e Prespës është në qorrsokak!

INFO

NA NDIQ