Intervista skandaloze e Llatasit, si kishte dhunuar një vajzë, Komiteti i Helsinkit reagon (VIDEO)

Iliria News Agency
Iliria News Agency

19 Shkurt, 2023

Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në RMV dënoi një intervistë të gazetarit Dragan Pavloviq – Llatas, në të cilën ai pretendon se “përdhunoi një vajzë në makinë, pasi ajo ishte rrahur më parë”.

Intervista e publikuar së fundmi nga YouTuber Stefan Lazarov, ku i ftuari i tij Llatas tregon se ai kur ishte në moshën 15 vjeçare dhe disa shokë të tij kanë abuzuar dhe përdhunuar një vajzë. Kjo sipas komitetit është një pasqyrë që tregon se si trajtohen femrat që janë viktima të dhunimit.

“Në videon, e cila tashmë ka mbi 50 mijë shikime, për dy bashkëbiseduesit dhunimi është një burim argëtimi dhe të qeshurash, me të cilin drejtpërdrejt i dërgojnë mesazh publikut të madh se nuk është vetëm diçka normale, por edhe qesharake. Kjo intervistë është vetëm një tregues publik dhe i dhimbshëm se si duket në praktikë normalizimi i kulturës së dhunës dhe deri ku mund të çojë mosveprimi i institucioneve dhe mungesa e qëndrimeve dhe politikave të qarta që mbrojnë viktimat”, u përgjigj Komiteti i Helsinkit.

Nga atje ata i bëjnë thirrje publikut që të reagojë duke dënuar këtë akt, kur duket qartë se sistemi mbështetës nuk funksionon.

Deputeti i LSDM-së, Martin Kostovski i bëri thirrje Prokurorisë Publike që të arrestojë gazetarin Dragan Pavloviq – Llatas pas komenteve të bëra për përdhunimin e një vajze në podkastin e YouTuber-it Stefan Lazarov. (INA)

 

https://www.facebook.com/FurKlan/videos/739847670967346/?t=19

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

grubi opinion

Grubi për “Opinion”: Albin Kurti të merr “mësim” nga Ali Ahmeti

besar-durmishi

Durmishi: Grubi paska ardhur në Tetovë që të mësohet si shtrohet asfalti! (FOTO)

ambulanca shqiperi

Shqipëri, humb jetën në lokal 60-vjeçari nga Maqedonia e Veriut, dyshimet e para

edi rama

Rama i përkrah kërkesat e BE-së për veriun: Shpresoj të përfundoj ky konflikt absurd

borell vjosa osmani vucic macron scholz

Edhe Borrell kërkon zgjedhje: Nëse nuk zbatohen tri kërkesat, do të ketë pasoja serioze

biden rrezohet

VIDEO/ Rrëzohet në tribunë Presidenti i SHBA-së Joe Biden

kiev-naten

Rusia sulmon Kievin me raketa

Rrahim musliu

Arrestohet mërgimtari në Serbi vetëm pse mbante flamurin kuq e zi

shqiptaret maqedoni perfaqesuesja

Tetë shqiptarë në listën e Maqedonisë për ndeshjet e muajit qershor (LISTA)

INFO

NA NDIQ