Ish-presidenti shqiptar: Ky politikan është prapa sulmit terrorist në Banjskë

Picture of ina-online
ina-online

20/10/2024

Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një strategji të përbashkët të mbrojtjes, thotë ish-presidenti shqiptar, Alfred Moisiu.

Ai thekson se dy vendet duhet të kenë bashkëpunim më të madh edhe ndërmjet shtabeve të ushtrive pasi që vetëm në këtë mënyrë, sipas tij, mund të përballohet çfarëdo lloj aventure e Serbisë.

Në një intervistë për Kp, Moisiu thotë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është ideatori kryesor i agresionit ndaj Kosovës, përmes sulmit terrorist në Banjskë.

Sulmi ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit kishte ndodhur më 24 shtator të vitit të kaluar, nga një grup i serbëve të armatosur.

Përgjegjësinë për sulmin terrorist e ka marrë ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq, parti kjo e cila ka mbështetjen e Beogradit zyrtar.

Megjithatë, ish-presidenti i Shqipërisë thekson se dialogu Kosovë-Serbi duhet të vazhdojë derisa kërkon nga autoritetet kosovare koordinim më të madh me aleatët, veçmas me Shtetet e Bashkuara.

Moisiu: Shqipëria dhe Kosova të kenë një strategji të mbrojtjes

“Kam kritikuar edhe qeverinë në Shqipëri dhe atë të Kosovës, pasi duhet të koordinojmë më shumë dhe më mirë. Të kenë një strategji mbrojtjeje të përbashkët si komb. Duhet të bashkëpunojnë dhe ministritë e mbrojtjes dhe shtabet e përgjithshme, të ushtrisë shqiptare dhe të Forcave të Sigurisë së Kosovës. Në këtë mënyrë ne do të jemi më solid dhe të gatshëm për të përballuar çdo lloj aventure”, thotë ai.

Sipas tij, është e paimagjinueshme që presidenti serb të mos ketë qenë i kyçur në sulmin terrorist në Banjskë.

Moisiu: Vuçiq është prapa sulmit terrorist në Banjskë

“Ai [Vuçiq] është kryetar i shtetit serb. Unë nuk mund të imagjinoj dot se një shtet si Serbia, që është një shtet diktatorial me të thënë të drejtën, se vepron dikush pa e ditur kryetari i shtetit. Unë këtë nuk e imagjinoj dot. Mund të thuhet çkado, por unë nuk e besoj dot. Ai ka qenë brenda dhe ka dorë në këto gjëra [sulmin terrorist në Banjskë]. Kjo është shqetësuese”, deklaron ish-presidenti shqiptar.

Moisiu përmend ambiciet hegjemoniste të Serbisë mbi Kosovën, megjithatë thekson se dialogu i Brukselit duhet të vazhdojë për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare.

Moisiu: Dialogu duhet të vazhdojë, por Serbia ka qëllime hegjemoniste ndaj Kosovës

“Dialogu do të vazhdojë, ajo dihet. Por ata [zyrtarët e Serbisë] kanë qëllimet e veta dhe s’heqin dorë nga ato qëllime. Kam treguar një rast, në vitin 2002, para se të jem president i Shqipërisë kam qenë në Beograd i ftuar në një konferencë. Atje kam takuar një gjeneral të ushtrisë serbe, duke biseduar me të i thash: Çka keni ju, ç’është kjo ‘Kosovë-metohi’? S’ka metohi, kjo është Kosovë. Ai më tha: Zotëri Moisiu, ne tani jemi larguar në kufi me juve, por avash avash po të afrohemi. Shiko çfarë mentaliteti kanë ata. Ata kanë ëndërr akoma se Kosova është djepi i Serbisë. Këto janë vërtet ëndrra, të cilat ata i ushqejnë dhe i mbajnë gjallë”, thotë ai.

TË FUNDIT
2 ditë
Haradinaj në New York merr titullin anëtar nderi i përjetshëm i Federatës ‘VATRA’
2 ditë
Ish-presidenti shqiptar: Ky politikan është prapa sulmit terrorist në Banjskë
2 ditë
Krstiq: Serbët do ta njohin edhe Pavarësinë e Kosovës, nëse Amerika e bën këtë gjë
3 ditë
Mustafa e pranon: Gjendja në veri është më ndryshe, qeveria Kurti i luftoi grupet kriminale
3 ditë
Dialogu Kosovë-Serbi, Mark Rutte: Mungon progresi, nuk po ecën siç do të dëshironim

ME TE LEXUARA

No data was found

LEXO MË SHUMË

Haradinaj në New York merr titullin anëtar nderi i përjetshëm i Federatës ‘VATRA’

Ish-presidenti shqiptar: Ky politikan është prapa sulmit terrorist në Banjskë

Krstiq: Serbët do ta njohin edhe Pavarësinë e Kosovës, nëse Amerika e bën këtë gjë

Mustafa e pranon: Gjendja në veri është më ndryshe, qeveria Kurti i luftoi grupet kriminale

Dialogu Kosovë-Serbi, Mark Rutte: Mungon progresi, nuk po ecën siç do të dëshironim

Kurti nga Parisi: Kosova në mesin e ekonomive me rritjen më të shpejtë në Ballkan

Lajçi i reagon Pacollit dhe zbulon: Ky politikan dha para me thasë për t’i përçarë shqiptarët

Raund i ri i dialogut Kosovë – Serbi, javën e ardhshme

Krasniqi flet për vijat e kuqe ndaj Vetëvendosjes: 100 për qind Kurti s’do të jetë kryeministër