Klubi i Karatesë “Bashkimi 2002” nga Kumanova mori pjesë sot në turneun ndërkombëtar të karatesë “Nike”, i mbajtur në Shkup, ku garuesit tanë shënuan rezultate të shkëlqyera.
Në konkurrencat individuale, sportistët e klubit arritën këto rezultate:
🥇 Ubejd Memishi
🥇 Erblin Demiri
🥇 Sara Muadini
🥇 Ajan Muaremi
🥇 Dafina Demiri
🥇 Azem Azemi
🥈 Bleart Memeti
🥉 Arbër Pajaziti
Ndërkohë, në garat ekipore:
🏆 Ekipi 2016/17 (Adan Dalipi, Oltion Aziri dhe Ubejd Memishi) fitoi vendin e parë, ndërsa
🥈 Ekipi 2012/13 (Ajan Muaremi, Azem Azemi dhe Arbër Pajaziti) u rendit në vendin e dytë.
“Këto rezultate janë dëshmi e përkushtimit, disiplinës dhe punës së palodhshme të garuesve dhe trajnerëve të klubit “Bashkimi 2002”.
Urime të gjithë sportistëve për përfaqësimin dinjitoz të Kumanovës në arenën sportive!”, deklaroi trajneri Mursel Misini. (INA)