Konviktet po presin studentët mes renovimeve dhe tollovisë

Picture of ina-online
ina-online

19/09/2024

shkruan: Anila Pajaziti

Problematikat në konviktet studentore të Shkupit duket se janë bërë një temë e përhershme e diskutimit, pa zgjidhje të dukshme në horizont.

Renovimi i shumicës së konvikteve ka shtuar shqetësimin mes studentëve për të siguruar një krevat gjatë këtij viti akademik. Po ashtu shqetësim të madh përbëjnë kushtet e banimit.

Anita, një studente në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodij” tregon se ka përvojë të keqe në konviktin “Stiv Naumov” me dhomat dhe banjot që janë në kushte të këqija, dhomat e mbipopulluara, me mungesë gjësendesh që detyrohen ti marrin nga shtëpia. ndërsa shërbimet si ujë i ngrohtë apo pastrim janë të rralla.

“Higjiena është e domosdoshme, shpesh hasnim në peripeci të ndryshme për tu larë sepse  dushet nuk funksiononin si duhet, ndërsa tualetet ishin në gjendje të mjerueshme,” thotë ajo me zemërim, duke pritur tanim renovimin e këtij konvikti.

Edhe Besimi, një student i universitetit “Nënë Tereza” , shton se kushtet e konviktit po ndikojnë negativisht edhe në performancën e tij akademike. “Është e vështirë të përqendrohesh në mësime kur mungojnë kushtet,  i ftohti në kushte dimei dhe nuk ke një hapësirë të qetë për të studiuar” tregon ai, duke theksuar mungesën e infrastrukturës bazë që duhet t’u ofrohet studentëve.
Sipas regjistimeve në formë elektronike, janë në dispozicion 4303 shtretër për studentë, ashtu që 1 034 vende janë të rezervuara për studentët e vitit të parë. Por tollovitë dhe numri më i madh është në Shkup në konviktet “Goce Dellçev”, “Pellagonija” dhe Tome Stefanovski-Seniq”, që sigurojnë mbi 2580 shtretër.

Kushtet në konviktin “Tome Stefanovski-Seniq” zbardhin realitetin

Vizituam konviktin Tome Stefanovski-Seniq” në Shkup, ku pamjet flasin për kushte që nuk përmbushin nevojat e studentëve.

Konvikti studentor në fjalë nuk ka kushte që janë edhe shumë të mira. Ndërtesa është e vjetër dhe nuk ka pasur renovime të rëndësishme në vitet e fundit por vetëm renovime të vogla, shërbimet si lidhja me internetin janë të kufizuara.

Studentët ankohen se dhomat janë të vogla dhe të thjeshta, me mobilje bazike të vjetëruara dhe të papërshtatshme.

”Nuk është mirë, po s’kemi zgjidhje tjetër sepse strehimi privat na kushton shumë.  Tualetin e dhomës e kemi të përbashkët që shpesh herë janë të pasigurta në higjienë dhe mirëmbajtje. Ushqimi në këtë konvikt studentor është i thjeshtë dhe shpesh jo i mjaftueshëm për nevojat e tona. Menuja është e kufizuar dhe përbëhet kryesisht nga dy vakte të përgatitura në mënyrë masive me përbërësit e zakonshëm”, thekson një studente që nuk dëshiron të zbuloj idenitetin.

Sipas saj, ka një mbipopullim tani sepse kemi parë se janë sjellë krevate shtesë. “ Secila dhomë në veçanti posedon tualetin dhe me nga 3 ose 4 shtretër, por këtë vit janë furnizuar edhe me më shumë shtretër, përshkak se dy konvikte tjera janë mbyllur për renovim”, thotë ajo.

Adriana Iseni, drejtore e këtij konvikti sivjet do të  pranojnë 370 studentë, dhe po presin realizimin e konkursit në mënyrë elektronike nga Ministria e Arsimit.

“Ne do jemi gati për 1 tetor me ato kushte që kemi dhe kemi rritur kapacitetet për shkak të renovimit të konvikteve tjera. Por edhe ne si konvikt do të jemi në proces të renovimit. Stafi ynë që kanë marrë masa të mjaftueshme për rregullim në pjesën e pastrimit të kuzhinës ku për momentin e gjithë kuzhina është duke u renovuar dhe duke u bërë gati për dezinfektim, për higjenë, pjesën e rregullimit të dhomave dhe tualetëve”, thekson për INA, drejtoresha Adriana Iseni, duke shtuar se përpos ushqimit ditor drekë dhe darkë, konvikti ofron edhe përkujdesje dhe siguri maksimale për çdo studentë.

Zakonisht studentat që janë në një kategori të veçantë si psh: fëmijët e prindërve që me ligjë janë të mbrojtur, fëmijët atyre prindërve që kanë qenë pjesë të ushtrisë apo edhe ato studentë qe janë me nevoja të veçanta kushtet financiare me një rrogë minimale kanë një mundësi shumë të mirë të jenë të liruar nga komplet pagesa ku Ministria e mbulon vetë pagesën e tyre, mirëpro hasim edhe studentë që nuk janë komplet të liruar nga pagesa por vetëm se paguajnë gjysëm.

Çmimi për një student që paguan për tu vendos në konvikt  është 6820 denarë. Por janë edhe kategoritë e tjera sociale të studentëve që janë liruar nga pagesa dhe një pjesë e studentëve që paguajnë përgjysmë.

Ky çmim realisht duket qesharak për stafin e konviktit.

“Në bazë të shpenzimëve që kryhen është vërtetë një çmim jo i volitshëm, përshkak se konvikti financohet në bazë ligjit për standart të studentëve me numrin e atyre që pranohen, shembull nëse konvikti posedon vetëm 200 studentë, me atë shumë që mblidhet prej çdo studenti nga 6820 duhet të mbulohen rrogat, ushqimi, pijet, rryma, uji, parnot me rregullim dhe gjithçka që posedohet në atë objekt.
Standardi i menysë së ushqimit shkon rreth 1603 denarë për person për vetëm një javë, kurse për 4 javë pra për një muaj fiks çmimi shkon diku deri 6412 denarë për student, kurse 408 denarë të mbetura shkojnë për konviktin në përgjithësi”, thekson Adriana Iseni.
Sipas saj, vetëm rrogat e 22 punëtorëve që janë aty kushton më shumë se gjysma e një participimi komplet që e marrin prej Minstrisë se Arsimit dhe se ky problem haset në të gjitha konviktet e mundshme në Maqedoninë e Veriut veçanërisht në qytetin e Shkupit.

Edhe ky konvikt si të tjerët ende nuk ka përmbyllur fazën e rikonstruimit, që pritet të zgjas edhe dy vite, pasi që ka përfunduae vetëm faza e parë.

Ministria: Po renovohen, do plotësojmë gjitha kushtet dhe standartet

Ministria e Arsimit dhe Shkencës në përgjigjen e tyre thonë se po vijon procesi intensiv i renovimit të konvikteve.

”Gjatë mandatit të Qeverisë së re është planifikuar rindërtimi i 9 konvikteve shtetërore studentore  “Stiv Naumov”-Shkup, “Kuzman Josifovski Pitu” Shkup, “Pellagonija”-Shkup, “Tome Stefanovski-Seniq” Shkup, “Nikola Karev” Ohër, “Koço Racin” Manastir, “Vëllezërit Miladinovi” Shtip, “Heroi Kombëtar Orde Çopela” Prilep, si dhe rikonstruksioni i mensës së konviktit studentor “Goce Dellçev” Shkup.

Rindërtimi i “Kuzman Josifovski – Pitu” është në proces, ndërsa së shpejti do të fillojnë aktivitetet në “Stiv Naumov”, për të cilin do të investohen mbi 17 milionë euro. Në fazat e ardhshme do të mbulohen edhe pjesa tjetër e konvikteve”, thonë nga kjo ministri.

Nga kjo ministri theksojnë se buxheti do të rritet nga viti në vit, çka do të thotë se do të ketë më shumë fonde për përmirësimin e standardit studentor, përfshirë edhe funksionimin e konvikteve studentore.

“ Tashmë është paralajmëruar rritje e vakteve të subvencionuara të studentëve për vitin e ardhshëm. Aktualisht po vlerësojmë vlerën e rikonstruksionit të konvikteve studentore që do të përfshihen në fazat e ardhshme të procesit, pas së cilës do të ndajmë informacionin me ju. Sa i përket numrit të shtretërve në konviktet e studentëve, sigurojmë se të gjithë studentët që plotësojnë kushtet për akomodim të përcaktuara në konkurs, do ta ushtrojnë të drejtën e tyre. Poashtu e kemi bërë me dije opinionin se nëse ka nevojë, do të jenë në dispozicion edhe konvikte tjera nxënësish për të strehuar studentët”, theksuan për INA nga Ministria e Arsimit.

Me këtë tekst, INA i bashkohet nismës për rritjen e transparencës së institucioneve që Instituti i Studimeve të Komunikimit zbaton në bashkëpunim me median në kuadër të projektit “Përdor faktet”, që mbështetet nga Ambasada Britanike

TË FUNDIT
5 orë
Kryeparlamentari Gashi priti në takim ambasadorin bullgar, Radukov
5 orë
Murtezani: Tani është momenti i shkëlqyer për të ecur shpejt drejt BE-së
5 orë
Konviktet po presin studentët mes renovimeve dhe tollovisë
8 orë
Debat për të rinjtë dhe politikën, “Sistemi, shpërnguli të rinjtë nga RMV”
8 orë
Blerant Ramadani: VLEN po përballet me gabimet dhe dështimet e BDI-së, do të avancojmë shumë çështje në interes të shqiptarëve

ME TE LEXUARA

10 orë
Mexhiti: Balancuesi do të avancohet në ligj, shqiptarët do të fitojnë më tepër
18 orë
Çfarë do bëj Maqedonia e Veriut me kanabisin e konfiskuar miliona euro
14 orë
Saranda Imeri: Blerim Bexheti largon nga puna 28 shqiptarë, mësimdhënës në Saraj
9 orë
Taravari: BDI, Levica dhe shoqata e Selës po e sulmojnë shtetin përmes Gjykatës Kushtetuese
18 orë
Bullgaria alarmon: Të ndalen fyerjet dhe provokimet nga Shkup
13 orë
FOTO/ Kush është ish-ministri që shpenzoi mijëra euro për luks dhe dreka
9 orë
Mickoski: Më s‘mund të pranojmë ultimatume, nëse ka vullnet, ka edhe mënyrë

LEXO MË SHUMË

gashi afrim radukov ambasador bullgar

Kryeparlamentari Gashi priti në takim ambasadorin bullgar, Radukov

orhan murtezani

Murtezani: Tani është momenti i shkëlqyer për të ecur shpejt drejt BE-së

konvikt

Konviktet po presin studentët mes renovimeve dhe tollovisë

shkupi sheshi

Debat për të rinjtë dhe politikën, “Sistemi, shpërnguli të rinjtë nga RMV”

blerant blerand ramadani

Blerant Ramadani: VLEN po përballet me gabimet dhe dështimet e BDI-së, do të avancojmë shumë çështje në interes të shqiptarëve

gjykata kushtetuese

Mbledhjet e përgjithshme të Gjykatës Supreme do të jenë publike

Hristijan Mickoski

Mickoski: Më s‘mund të pranojmë ultimatume, nëse ka vullnet, ka edhe mënyrë

Arben-Taravari

Taravari: BDI, Levica dhe shoqata e Selës po e sulmojnë shtetin përmes Gjykatës Kushtetuese

izet mexhiti

Mexhiti: Balancuesi do të avancohet në ligj, shqiptarët do të fitojnë më tepër

INFO

NA NDIQ