Kosova pranohet në Komitetin Ekonomik dhe Social Evropian

Picture of INA
INA

18/10/2025

Komiteti Ekonomik dhe Social Evropian është organi i parë evropian i cili pranon si anëtare edhe Kosovën, pavarësisht se nuk ka status kandidati për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ky institucion kishte nisur vitin e kaluar fazën pilot të projektit me vendet kandidate, por Kosova atëherë nuk ishte përfshirë, pasi ende nuk kishte status kandidati.

“Pas konsultimeve me Komisionin Evropian dhe me palë të tjera të rëndësishme e të interesuara, është vendosur që faza e dytë e iniciativës të hapet edhe për Kosovën, si një kandidate potenciale për anëtarësim”, u konfirmua nga ky institucion.

Thirrja për kandidatët e interesuar nga Kosova tashmë është e hapur. Pas përfundimit të procedurës së përzgjedhjes, Kosova do të ketë status të barabartë me vendet e tjera të përfshira në procesin e zgjerimit.

Siç sqaroi Komiteti Ekonomik dhe Social Evropian, kjo thirrje u drejtohet organizatave të shoqërisë civile, sindikatave dhe partnerëve të tjerë ekonomikë e socialë.

Komiteti Ekonomik dhe Social Evropian është një organ konsultativ i Bashkimit Evropian, që përbëhet nga përfaqësues të shoqatave të punëdhënësve, sindikatave të punëtorëve dhe organizatave të shoqërisë civile. Ai ka për qëllim të bashkojë grupet e ndryshme të interesit ekonomik e social për të kontribuar në zhvillimin e tregut të përbashkët evropian./rtk/

TË FUNDIT

Një shqiptar arrestohet në kufirin Kroaci-Bosnje, kishte fshehur 700,000 € në veturë

KSHZ: Deri në orën 15:30 kanë votuar 5.385 persona të sëmurë dhe 810 të burgosur

Kurti: Vit pas viti Kosova po bëhet storie suksesi për rritje ekonomike

Numërohen 75% e votave me postë në Mitrovicë, ky është rezultati

Banorët e malësisë së Tetovës edhe pse jetojnë në mal, blejnë dru! Qytetarët s’kanë fletë pronësi në emër të tyre

Vdiq Janusz Bugajski, eksperti i njohur i çështjeve ndërkombëtare

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË