Kovaçevski: Për kryeministrin shqiptar, s’ka asgjë kontestuese

Iliria News Agency
Iliria News Agency

17 Mars, 2023

Kryeministri Dimitar Kovaçevski nuk ka dashur ta komentojë fushatën e re të BDI-së në opinion për Kryeministrin shqiptar. Për Kovaçevskin bëhet fjalë për marrëveshje koalicionimi dhe nuk ka asgjë kontestuese.

“Kryeministri shqiptar nuk është dicka e re. Kjo është publikuar në vitin 2020, pas zgjedhjeve, me pjesëmarrje të Zaevit dhe Ahmetit pas fitores së LSDM-së dhe me BDI-në formoi Qeverinë. Kështu do të jetë edhe në vitin 2024 kur LSDM-ja do të fitojë dhe do të formojë Qeveri. LSDM respekton marrëveshjet e koalicionimit”, tha Dimitar Kovaçevski.

Për VMRO-DPMNE-në nuk ka dilema. VMRO-DPMNE është gati të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, pa një qeveri teknike. Në këtë mënyrë, duke refuzuar t`i përgjigjet drejtpërdrejtë pyetjes, Kryetari I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, I ka komentuar deklaratat e zyrtarëve të lartë të BDI-së, Bujar Osmanit dhe Artan Grubit për Kryeministrin shqiptar.

“S`ka nevojë për qeveri teknike, s`ka nevojë për 100 ditët, por menjëherë të shkojmë në zgjedhje. Kjo është e drejtë. Nëse flasim për zgjedhje në vjeshtë, atëherë këta njerëz nëse I pyesni nëse të ketë zgjedhje parlamentare e më pas presidenciale vitin e arshshëm, me siguri do të thonë, JO. Respektivisht ose tani zgjedhje të parakohshme ose bashkë me një harxhim zgjedhje të parlamentare dhe presidenciale”, tha Hristijan Mickoski.

Kryeministri Kovaçevski nuk ka komentuar fushatën e BDI-së “Ai po vjen” duke thënë se bëhet fjalë për fushatë të brendshme e jo për proceset e funksionimit të Qeverisë në përgjithësi.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

biljana angelova

Biljana Angellova, rektore e re e Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”

visar ganiu

Ganiu: Bulevardi “Cvetan Dimov” në Çair po bëhet realitet

bekteshi

“Haraçina nuk është në hënë”, Bekteshi i kërkon Spasovskit ta kryej punën!

Feta Alimi lirohet

BESA: Sot pas gjashtë viteve lirohet nga burgu Abdylfeta Alimi

kim-mehmeti

Kosova është e rrezikuar edhe nga ‘përfaqësuesit’ shqiptarë të Beogradit në Prishtinë e Tiranë!

kasami alsat

Kasami: 20 %, kusht për ndryshimet kushtetuese

grubi balluku

Grubi – Balluku: Jetësimi i Korridorit 8, arritje e madhe për mbarë rajonin

server

Pyet Serweri: A e denoncoi ende sekretari Blinken dhunën ndaj KFOR-it në veri?

hisen berisha

Befason Hisen Berisha, mbështet Kurtin

INFO

NA NDIQ