Krivanjeva i vrarë mbrëmë në Shkup ishte shënjestër 4 vite më parë në “Aleksandar Palace” në Shkup

Picture of designer@fetishimedia.ch

07/03/2023

Një nga personat e vrarë mbrëmë në Çarshinë e Vjetër të Shkupit është Jeton Krivanjeva, i cili është i njohur edhe për një rast tjetër të një sulmi ndaj tij në vitin 2019 tek hotel “Aleksander Palace” në Shkup, shkruan portali Libertas.mk.

Sipas portalit, Krivanjeva së bashku me grupin e tij ishte shënjestër e një sulmi në hotelin e famshëm të Shkupit.

Kujtojmë se atëherë më 2019 nga një automjet kanë dalë pesë persona me maska dhe kanë hapur zjarr në lokalin e hotelit, tre nga autorët kanë hyrë në hotel duke thirrur “policia” dhe kanë qëlluar me armë zjarri. Menjëherë pas kësaj sulmuesit janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Nga ngjarja ka mbetur i plagosur vetëm një person, pasi në vendngjarje ka qenë një polic me rroba civile, i cili ka kthyer zjarr me disa plumba.

Sipas Libertas, në shoqërinë e Krivanjevës në hotelin “Aleksandar Palace” atëkohë ishte edhe Kamer Idrizi, i cili u vra në vitin 2021 në lagjen Butel të Shkupit. Ai ishte qëllua duke drejtuar makinën e tij.

Ndërkohë mbrëmë përveç Krivanjevës është vrarë Enes Iseni, ndërsa ka mbetur i plagosur edhe një person tjetër. Prokuroria njoftoi se po heton në vendngjarje.

“Sipas informacioneve fillestare, disa persona të maskuar me armë zjarri kanë qëlluar në drejtim të dy të cilët kanë ndërruar jetë në vend, ndërsa i plagosuri është dërguar në spital për tretman mjekësor. Gjurmët janë fiksuar në vendngjarje dhe prokurori publik jep të gjitha urdhrat dhe udhëzimet e nevojshme për sigurimin e provave që do të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes dhe zbardhjen e identitetit të autorëve”, thanë nga Prokuroria. (INA)

TË FUNDIT

Kos: Srebrenica, plagë e thellë në historinë evropiane

OKB: Më shumë se 800 civilë të vrarë në përpjekje për të marrë ndihma ushqimore në Gaza

Kryeparlamentari Gashi pas Srebrenicës viziton edhe varrin e Presidentit historik, Alija Izetbegoviq

Fetai: Në Kumanovën time prezantuam Planin operativ për punësim 2025 prej 40 milionë eurosh

Incidenti në Çair, policia ndalon 3 persona, Toshovski: Dyshime mbi versionin e dhënë nga Arsovska

Komuna e Çairit: Incidenti me Arsovskën nuk ka lidhje me komunën, institucionet të veprojnë me përgjegjësi

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË