Kryesia e Aleancës për Shqiptarët në selinë në Tetovë po mban mbledhjen e paralajmëruar pas vendimit të fundjavës në Kuvendin Qendror për formimin e ekipit negociator për pjesëmarrjen e partisë në Qeveri.
Nga ora 17:00 ky organ partiak u mblodh për të vendosur se kush do të marrë pjesë në ekipin për negociata me Qeverinë.
Kryetari i kësaj partie, Arben Taravari, para fillimit të seancës ka njoftuar shkurt se do të formohet një ekip negociator, por fillimisht do të dëgjojë qëndrimet e anëtarëve të kryesisë.
” Le të flasim, të takohemi së pari, të flasim. Së pari më lejoni të dëgjoj anëtarët e partisë”, tha Taravari.
Ai ka konfirmuar se sonte do të formohet ekipi negociator, ndonëse nuk ka ofertë konkrete nga Kovaçevski.
“Nuk ka asnjë ofertë. Po, ne do të formojmë një ekip negociator”, tha ai.(INA)