KSHZ publikon rezultatet e 99.85 % të votave, ja si qëndrojnë kandidatët për President

Picture of INA
INA

25/04/2024

Rezultatet e fundit sipas të dhënave në ueb faqen e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nga pothuajse 100 për qind e votave të përpunuara(99.85%) kandidatja e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova, ka fituar 362.682 (40,08%) para Stevo Pendarovskit nga LSDM me 180.306 (19,93%).

I treti është Bujar Osmani nga BDI me 120.903 (13.36%), Arben Taravari nga koalicioni Vlen ka 83.356 (9.21%), Maksim Dimitrievski nga ZNAM me 83.787 (9.26%), Biljana Vankovska e mbështetur nga e Majta 41.172 (41%) dhe Stevço Jakimovski nga GROM ka 8103 (0,90%).

Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) Aleksandar Dashtevski në konferencën e fundit për shtyp mbrëmë para mesnate theksoi se dalja e votuesve sipas të dhënave të 3.156 qendrave të votimit arrin 49,75 për qind. Në votim kanë dalur 810.971 votues. Fletëvotime të vlefshme ishin 789.031, ndërsa të pavlefshme 21.946 fletëvotime.

Të drejtë vote kanë pasur 1.814.317 qytetarë të regjistruar në listën zgjedhore. Ata në 3.480 qendra votimi kanë mundur të shprehen për njërin nga shtatë kandidatët.

Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve KSHZ i publikon në afat prej 24 orëve nga dita e përfundimit të tyre.

Për zgjedhjen e presidentit në raundin e parë është e nevojshme që njëri prej kandidatëve të fitojë shumicën e votave nga numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar, pra 907.159 vota. Duke pasur parasysh se askush nuk e ka fituar shumicën e nevojshme, do të organizohet raundi i dytë në të cilin do të jenë dy kandidatët që kanë marrë më shumë vota – Gordana Siljanovska Davkova dhe Stevo Pendarovski. Raundi i dytë zgjedhor do të mbahet më 8 maj, së bashku me zgjedhjet parlamentare.

Këto janë zgjedhjet e shtata të drejtpërdrejta presidenciale që nga pavarësia e vendit. Të mëparshmet janë mbajtur në vitet 1994, 1999, 2004, 2009, 2014 dhe në 2019.

TË FUNDIT
39 minuta
Grubi: Më 8 maj votoni për mbrojtjen e UÇK-së, barazisë, MO-së...
1 orë
Ahmeti: Likova dhe Kumanova të gatshme për fitoren e madhe të kauzës europiane!
2 orë
Ahmeti: 8 maji është Referendum historik mbi të ardhmen europiane të vendit
2 orë
Albin Kurti, pjesëmarrës në konferencën e nivelit të lartë të Partisë së Socialistëve Evropian
3 orë
Thaçi: Do pajtohem shpejt unë me Albinin se s’kam hatërmbetje, edhe mem thirr qetash unë shkoj

ME TE LEXUARA

1 ditë
Nebiu: Vjedhja e votave dënohet me 10 vite burg
8 orë
Për zgjedhjet e 8 majit u akredituan 1078 vëzhgues vendas dhe 770 të huaj
2 ditë
Mexhiti, Ahmetit: A është e vërtetë se keni bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale
1 ditë
Civil për fushatën zgjedhore: Të mos keqpërdoren fëmijët
3 orë
Në Ferizaj kapet “Grupi i Kondovës”, arrestohen tre pjesëtarë të saj /FOTO
1 ditë
Dita e Lirisë së Mediave, gazetarët e Maqedonisë me paga nën mesataren
12 orë
Mickoski përmend se ku u mbushën kutitë, këmbimoret me para për blerje votash

LEXO MË SHUMË

artan grubi

Grubi: Më 8 maj votoni për mbrojtjen e UÇK-së, barazisë, MO-së…

FB_IMG_1714855035031

Ahmeti: Likova dhe Kumanova të gatshme për fitoren e madhe të kauzës europiane!

ahmeti ali

Ahmeti: 8 maji është Referendum historik mbi të ardhmen europiane të vendit

Screenshot_2024-05-04-21-51-58-291_com.facebook.katana-edit

Albin Kurti, pjesëmarrës në konferencën e nivelit të lartë të Partisë së Socialistëve Evropian

menduh thaci

Thaçi: Do pajtohem shpejt unë me Albinin se s’kam hatërmbetje, edhe mem thirr qetash unë shkoj

policia kosoves

Në Ferizaj kapet “Grupi i Kondovës”, arrestohen tre pjesëtarë të saj /FOTO

pazar-treg-shkup-1

Rriten çmimet e frutave dhe perimeve

arben taravari

Taravari publikon foton e kryeshefit të policisë në Gostivar në tubimin e BDI-së (Foto)

mexhiti izet

Mexhiti: Bujar, e di që të kanë pasë lezet darkat dhe kafetë nëpër Budapest me liderin…

INFO

NA NDIQ