Kurti: As pas 30 javësh s’ka aktakuzë për Radoiçiqin

Picture of ina-online
ina-online

14/04/2024

Lëvizja Vetëvendosje e ka mbajtur mbledhjen e radhës së Këshillit të Përgjithshëm të saj.

Aty foli kryetari i LVV-së njëherësh kryeministri Albin Kurti, i cili renditi sukseset e qeverisjes së tij.

Ai tha se as pas 30 javësh prej sulmit terrorist në Banjskë nuk ka aktakuzë ndaj organizatorit Milan Radoiçiq.

“Sot po hyjmë në javën e 30-të prej sulmit në Banjë nga kryekrimineli Milan Radojiçiç, por ende nuk ka aktakuzë nga Prokuroria e Shtetit për sulmin terrorist që na vrau rreshterin dhe heroin Afrim Banjaku. Sulm për të cilin ai pranoi publikisht pjesëmarrjen dhe autorësinë. Edhe java e tretë po të ishte pa aktakuzë do të duhej të ishte problem se lere më java e 30-të në të cilën hyjmë sot”, tha ai.

Kurti pati edhe kritika për sistemin e drejtësisë në vend.

“Gjysma e qytetarëve janë të kënaqur me punën e Qeverisë, vetëm 1/3 është e kënaqur me punën e prokurorëve dhe të gjyqtarëve”, theksoi shefi i qeverisë.

Tutje, para anëtarëve numri një i Lëvizjes Vetëvendosje tha se në veri është ulur ilegaliteti dhe është shtuar ligjshmëria e siguria.

“Janë mbyllur 27 rrugë ilegale, janë shkatërruar nëntë laboratorë droge, gjashtë të kriptovalutave dhe katër depo të armatimit. Janë sekuestruar alarme e kamera të strukturave ilegale dhe armatim në vlerë prej 15 milionë eurove. Janë ngritur nëntë stacione policore për të rritur sigurinë”, tha kryetari i Vetëvendosjes në fjalimin e tij para anëtarëve të KP-së së LVV-së

TË FUNDIT
7 orë
Kurti: Kosova vendoset në hartë si shtet i sigurt për investitorë të huaj
11 orë
Miratohet Kodi i Sjelljes për deputetët, ata që ofendojnë dhe bëjnë shkelje tjera do të dënohen me 50 përqind të pagës së tyre
13 orë
Iu përkeqësua gjendja pasi u kthye nga Zvicra, gruaja vdiq në Aeroportin e Prishtinës
15 orë
Ministrja Gërvalla në Bruksel, merr pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm dhe atyre për Evropë të BE-së
2 ditë
Ndahet nga jeta veprimtari dhe ish-kryetari i Pejës, Ali Lajçi

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Albin Kurti Shkup

Kurti: Kosova vendoset në hartë si shtet i sigurt për investitorë të huaj

Kuvendi-Kosoves

Miratohet Kodi i Sjelljes për deputetët, ata që ofendojnë dhe bëjnë shkelje tjera do të dënohen me 50 përqind të pagës së tyre

aeroporti-adem-jashari

Iu përkeqësua gjendja pasi u kthye nga Zvicra, gruaja vdiq në Aeroportin e Prishtinës

Donika Gervalla

Ministrja Gërvalla në Bruksel, merr pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm dhe atyre për Evropë të BE-së

ali lajci

Ndahet nga jeta veprimtari dhe ish-kryetari i Pejës, Ali Lajçi

gjoba policia kosoves3

Aksident i rëndë në Suharekë, dy të vdekur – Policia jep detaje

srebrenica

Nënat e Srebrenicës i falënderohen Presidentes Osmani: Fjalimi rreth gjenocidit serb, do të mbahet mend nga brezat e ardhshëm

pamje serbi stervitje radojcic grupi banjske

Njësiti “Kobra” pjesë e trajnimeve serbe – hidhen disa dyshime të forta

abelard tahiri

Abelard Tahiri milioner, kjo është pasuria marramendëse e shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së

INFO

NA NDIQ