Kurti: Asociacioni njëetnik nuk është i mundshëm

Picture of Iliria News Agency
Iliria News Agency

01/02/2023

“Asociacion njëetnik në Kosovën me Kushtetutë shumetnike nuk është e mundshme”, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas vizitës që i bëri një biznesi të këpucëve në Ferizaj.

Ai tha se nëse Serbia dëshiron që në Kosovë të këtë zgjedhje një etnike, “le ta provojë njëherë në shtëpinë e saj”.

“Pakicat kombëtare në Serbi janë gati 20 për qind, pakicat kombëtarë në Kosovë janë rreth 7 për qind, pra Asociacion i komunave me shumicë serbe në Kosovë, e Presheva, Medvegja e Bujanovci ta kenë vetëm Këshillin Nacional atje, është e padrejtë, e dëmshme dhe e papranueshme”, tha Kurti më 1 shkurt,.

Ai tha se është i hapur për diskutime mbi bazën e propozimit evropian, por siç tha “mua më duhet mbi të gjitha ta respektoj kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë”.

Ambasada amerikane në Prishtinë organizoi të martën një diskutim të mbyllur për Asociacionin.

Pas takimit, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, tha se vendi i tij e ka bërë të qartë tashmë se “nuk mbështet asnjë marrëveshje që shkel Kushtetutën e Kosovës” ose që “kërcënon sovranitetin, pavarësinë dhe karakterin multietnik” të saj.

Marrëveshja për formimin e këtij asociacioni është arritur në vitin 2013 në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, por ajo nuk është zbatuar kurrë.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar më 23 dhjetor të vitit 2015 se parimet e përgjithshme të Asociacionit, të dakorduara po atë vit mes Kosovës dhe Serbisë, nuk janë tërësisht në përputhje me frymën e Kushtetutës së Kosovës.

Gjykata Kushtetuese ka thënë se ky asociacion mund të formohet nëse parimet që nuk janë në harmonizim me Kushtetutën, harmonizohen.

Serbia, në anë tjetër, këmbëngul që Asociacioni të formohet në bazë të marrëveshjeve të arritura.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë kërkuar vazhdimisht nga palët që t’i respektojnë të gjitha marrëveshjet e arritura, përfshirë atë për Asociaionin.

TË FUNDIT
16 orë
​Me shumë probleme e mungesa, Kosova sot përballet me Qipron
16 orë
Vjosa Osmani flet për incidentin në Aeroportin e Shkupit
1 ditë
“Kjo është një lojë e Aleksandër Vuçiq”/ Ja pse dështoi plani serb për bllokimin e kufijve
2 ditë
Spahiu: Ja pse po dështon kombëtarja e Kosovës
2 ditë
Poshtërimi i Atdheut përmes Futbollit

ME TE LEXUARA

16 orë
Vjosa Osmani flet për incidentin në Aeroportin e Shkupit
16 orë
​Me shumë probleme e mungesa, Kosova sot përballet me Qipron

LEXO MË SHUMË

vedat muriqi milot rashica

​Me shumë probleme e mungesa, Kosova sot përballet me Qipron

vjosa osmani

Vjosa Osmani flet për incidentin në Aeroportin e Shkupit

serb bllokada protesta kufi

“Kjo është një lojë e Aleksandër Vuçiq”/ Ja pse dështoi plani serb për bllokimin e kufijve

nexhmedin spahiu

Spahiu: Ja pse po dështon kombëtarja e Kosovës

baton haxhiu

Poshtërimi i Atdheut përmes Futbollit

gervalla-OKB

Gërvalla – BE-së e SHBA-së: Të ndalet Vuçiqi para se të hyjë në luftë

Jarinje kufi

Policia e Kosovës: Situatë e qetë në pikat kufitare Kosovë-Serbi

serb bllokada protesta kufi

Mbyllen pikat kufitare të Bërnjakut dhe Merdarës, Sveçla jep detajet e fundit

Kurti

Kurti: Policia e Kosovës, e gatshme të mbrojë territorin edhe me jetë

INFO

NA NDIQ