Kurti e Osmani shtyjnë takimin me Varhelyin, Konjufca e anulon – Kuvendi s’tregon arsyen

Picture of INA
INA

25/05/2023

Takimi i kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca me Komisionerin e BE’së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Olivér Varhelyi, i paraparë për sot në orën 11:10, nuk do të mbahet, ka njoftuar Kuvendi i Kosovës.

“Takimi i kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca me Komisionerin e BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Olivér Várhelyi, i paraparë për sot në orën 11:10, nuk do të mbahet”, thuhet në njoftimin e Kuvendit, teksa nuk është bërë e ditur arsyeja.

Edhe takimi me presidenten Osmani, i paraparë për orën 09:00 është shtyrë, për në orën 12:00, ka bërë të ditur Presidenca në një njoftim për media.

Njëjtë ka ndodhur edhe me takimin e paraparë për në ora 10:05, me kryeministrin Kurti. Ky takim është shtyrë për në orën 12:45.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, Varhelyi do të takohet edhe me opozitën dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile.

Gjatë kësaj vizite, Varhelyi do të marrë pjesë në lansimin e Programit për Çështje të Brendshme BE-Kosovë, për forcimin e ligjit dhe luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Kosova dhe BE-ja nënshkruan Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA), e cila është në fuqi që nga 1 prill 2016.

Komisioni do të raportojë sërish për progresin e Kosovës në rrugën e saj evropiane në Paketën e zgjerimit 2023, e cila do të dalë në vjeshtë.

TË FUNDIT

VMRO-DPMNE: Marrëveshja me Mbretërinë e Bashkuar do ta transformojë Maqedoninë

OKB: 14 mijë foshnje mund të vdesin në 48-orët e ardhshme në Rripin e Gazës

Hakerët serbë sulmojnë faqen e RTSH-së, vendosin lajme kundër Kosovës

Qoku prezantoi grupin parlamentar të VLEN: Jemi 9, do bëhemi 10, thirrje deputetëve tjerë ti bashkohen

Taravari reagim për shkollën në Nerovë: “Kush është më e drejtë, një kazino me leje apo një shkollë pa leje?”

Kosova ndalon importin e mishit të pulës nga Brazili

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË