Kryetari Konjufca vlerësoi lart kontributin e komunutetit turk në shtetndërtimin e Kosovës

Picture of INA
INA

23/04/2024

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, mori pjesë në organizimin për nder të Ditës Kombëtare të Turqve të Kosovës, që u mbajt në Prizren.

Kryetari Konjufca duke uruar komunitetim turk për Ditën Kombëtare, shprehu vlerësimin e lart për kontributin e tyre të dhënë në shtetndërtimin e Kosovës.

“Komuniteti turk i Kosovës është shembulli më i mirë se shetet jodomosdoshmërisht identifikohen vetëm me komunitetin shumicë. Turqit e Kosovës janë komuniteti që shtetin e Kosovës e përjetojnë si shtetin e tyre, sepse kanë kontribuar për pavarësinë e Kosovës dhe po kontribuojnë çdo ditë në forcimin dhe zhvillimin e shtetit të Kosovës”, tha Konjufca.

Kreu i Kuvendit tha se është shumë krenar që Republika e Kosovës është model rajonal dhe evropian i trajtimit të barabartë konstitucionalisht e politikisht të të gjitha komuniteteve.

Kryetari Konjufca tha se Kosova garanton të gjitha të drejtat dhe liritë për të gjitha komunitetet për të kultivuar identitetin e tyre etnik e kombëtar, gjuhësor e kulturor.

Kryetari i Kuvendit theksoi se qytetarët turq të Republikës së Kosovës janë plotësisht të integruar, jo vetëm në jetën politike e institucionale, por në çdo sferë të jetës shoqërore, ekonomike, kulturore, arsimore, etj.

“Kjo bashkëjetesë paqësore e vëllazërore e komunitetit turk me komunitetin shqiptar, si dhe me komunitetet tjera, ishte një urë e fuqishme e lidhjes dhe bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Turqisë”, tha kryetari Konjufca,
duke shtuar se marrëdhëniet e Kosovës me Turqinë janë strategjike, si një vend mik i shqiptarëve dhe një aleat i rëndësishëm i NATO-s.

Kryetari Konjufca vlerësoi lart angazhimin e partive politike turke në Kuvendin e Kosovës në interes të përgjithshëm shtetëror të Kosovës, si dhe falënderoi delegacionin e Republikës së Turqisë për mbështetjen e sinqertë dhe të fuqishme në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Në këtë organizim morën pjesë edhe deputetë, ministra dhe zëvendësministra të Qeverisë të Kosovës, zyrtarë të qeverisë turke, ambasadori i Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili, si dhe mysafirë të shumtë.

Në fund për të pranishmit u shfaq një program i pasur kulturo-artistik.

TË FUNDIT
3 orë
Ky do të jetë skenari i radhës i serbëve në Kosovë, zbuloh eksperti i sigurisë
12 orë
Dënohet sulmi në Banjskë, Parlamenti britanik miraton mocionin e Alicia Kearns për Kosovën
1 ditë
Veprimtari dhe afaristi shqiptar, Muharrem Salihu kandidon për eurodeputet në zgjedhjet evropiane
2 ditë
Zhvillime dramatike në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, lirohet njëri nga të dyshuarit
3 ditë
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

ME TE LEXUARA

12 orë
Dënohet sulmi në Banjskë, Parlamenti britanik miraton mocionin e Alicia Kearns për Kosovën
3 orë
Ky do të jetë skenari i radhës i serbëve në Kosovë, zbuloh eksperti i sigurisë

LEXO MË SHUMË

kfor veri barrikada

Ky do të jetë skenari i radhës i serbëve në Kosovë, zbuloh eksperti i sigurisë

ikja banjske grupi terrorist veri

Dënohet sulmi në Banjskë, Parlamenti britanik miraton mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

muharrem salihu

Veprimtari dhe afaristi shqiptar, Muharrem Salihu kandidon për eurodeputet në zgjedhjet evropiane

liridona-naim-murseli-600x375-1-600x360

Zhvillime dramatike në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, lirohet njëri nga të dyshuarit

morine kufiri shqiperi

Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Albin Kurti Shkup

Kurti: Kosova vendoset në hartë si shtet i sigurt për investitorë të huaj

Kuvendi-Kosoves

Miratohet Kodi i Sjelljes për deputetët, ata që ofendojnë dhe bëjnë shkelje tjera do të dënohen me 50 përqind të pagës së tyre

aeroporti-adem-jashari

Iu përkeqësua gjendja pasi u kthye nga Zvicra, gruaja vdiq në Aeroportin e Prishtinës

Donika Gervalla

Ministrja Gërvalla në Bruksel, merr pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm dhe atyre për Evropë të BE-së

INFO

NA NDIQ