Kurti i prerë: Zgjedhjet e reja, atëherë kur bandar do të kthehen në Serbi

INA
INA

03/06/2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se zgjedhjet e parakohshme në veri mund të mbahen, por fillimisht sipas tij ekstremistet e dhunshëm në veri duhet të përballen me ligjin.

“Kryetarët që fituan zgjedhjet e 23 prillit kanë legjitimitet të vogël, për shkak të pjesëmarrjes së vogël. Ne kemi bërë thirrje që të merrnin pjesë të gjithë, por Beogradi zyrtar kërcënoi, bëri presion dhe intimidoi serbët për të mos marrë pjesë. Këta kryetarë kanë legjitimet të vogël, por janë të vetmit të ligjshëm. Para se të kemi zgjedhje të parakohshme, duhet të kemi sundimin e ligjit në vend, që këta banditë, ekstremistë të dhunshëm që u paraqitën të jenë para ligjit dhe më pas të zhvillohen zgjedhjet demokratike”, tha Kurti.

Kurti ka kërkuar që marrëveshja e Brukselit të zbatohet, ndërsa ka theksuar se detajet për zgjedhjet e reja do t’i diskutojnë me të dërguarin e SHBA-së dhe të BE-së javën e ardhshme.

“Duhet të jemi të sigurt që të zbatohet marrëveshja e Brukselit e cila e ka njohjen de-facto.. Javën tjetër, Lajçak dhe Escobar do të vijnë në Kosovë dhe do të diskutojmë detajet. Besoj në zgjedhjet të parakohshme, por fillimisht kemi nevojë për sundim të ligjit para se te zhvillohen zgjedhjet”, deklaroi Kurti.

Kurti ka mohuar pretendimet e serbëve se policia e Kosovës ka përdorur dhunë gjatë trazirave të fundit në veri.

“Nuk ka evidencë që policia e Kosovës përdori dhunë. Policia e Kosovës është më profesionalja në Ballkan, ka qenë e trajnuar nga SHBA-ja, Mbretëria e Bashkuar dhe BE-ja. Në anën tjetër kemi banditët që janë aty për destabilizuar Kosovën”, u shpreh Kurti.

Kurti nënvizoi se perëndimi u shqetësua pas veprimeve të fundit të qeverisë së Kosovës, pasi sipas tij i trembeshin presidentit Aleksandër Vuçiç se mund të destabilizonte rajonin. Po ashtu ai ka bërë thirrje që ndërkombëtaret të ndihmojnë që serbët në Kosovë të jenë të lirë të ushtrojnë të drejtat e tyre.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

besnik bislimi

Bislimi pas takimit në Bruksel: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

osmani-kurti-makron-macron

Kthesa e madhe e Francës, si ka ndryshuar qëndrimi ndaj Kosovës ndër vite

policia-kosoves

Kontrabanda/ Policia kap sasi të madhe të duhanit afër Vitisë

sulejman selimi

Lirohen nga akuza për krime lufte Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku

Albin Kurti

Kurti takim me mërgatën në Gjermani: Regjistrohuni, votoni dhe investoni në Kosovë

bislimi-petkovic-lajcak

Sot në Bruksel mbahet takimi i radhës për dinarin

hovenier

Hovenier pas takimit Kurti-O`Brien: Presim përmbushjen e obligimeve

Glauk Konjufca

Kryetari Konjufca vlerësoi lart kontributin e komunutetit turk në shtetndërtimin e Kosovës

vjosa osmani nju jork

Nënat e Srebrenicës për fjalimin e Osmanit: “Do të mbahet mend…!”

INFO

NA NDIQ