Kurti: Kosova po përforcohet si destinacion i preferuar për investime në energji

INA
INA

29/03/2024

Kryeministri Albin Kurti, pas përmbylljes me sukses të procesit ofertues për Ankandin Solar Fotovoltaik prej 100 megavatëve, tha se kapacitetet e energjisë elektrike përkojnë me zhvillimin ekonomik të një shteti dhe se çdo megavat i ri i instaluar paraqet një potencial më të madh të prodhimit e të rritjes ekonomike.

Në ankandin elektronik për projektin e parë solar prej 100 megavatëve, ai tutje tha se si qeveri synojnë të punojnë dhe të krijojnë një sektor energjetik që është i sigurt e që vendos qytetarin e Kosovës në qendër.

“Pesë kompani nga Franca, Turqia, Egjipti dhe Zvicra e Kosova, të gjitha lidere të sektorit, asnjëra këtu nuk është rastësisht. Përgjatë më se një viti, institucionet e Kosovës të udhëhequra nga Ministria e Ekonomisë, kanë punuar me mund dhe nder për të zhvilluar një proces transparent dhe të barabartë. Rezultatet e kësaj pune tashmë po i gëzojmë jo vetëm me përmbylljen e ankandit tonë të parë, por me përforcimin e statusit të vendit tonë si destinacion i preferuar për investime në energji, falë politikave stabile të ambientit të sigurt për të bërë biznes. Kapacitetet e energjisë elektrike përkojnë me zhvillimin ekonomik të një shteti. Çdo megavat i ri i instaluar paraqet një potencial më të madh të prodhimit e të rritjes ekonomike si dhe të përmirësimit të mirëqenies sociale. Për ne, zhvillimi i megavatëve është edhe pasqyrë e parimeve të qeverisjes. Si qeveri synojmë të punojmë e të krijojmë një sektor energjetik që është i sigurt, që e vendos qytetarin e Kosovës në qendër e që ec në hap me zhvillimet botërore. Ankandi solar 100 megavatësh është pasqyrim i këtyre synimeve”, u shpreh Kurti, njofton Klankosova.tv.

I pari i qeverisë tutje tha se Parkun Solar kanë vendosur ta ndërtojnë në tokë publike, pasi siç tha ai, publikes do t’i shërbejë.

“Themi për një sektor energjik të sigurt sepse po i shtojmë 100 megavatë të ri në prodhimin tonë të energjisë. Themi për një sektor energjetik që vendos qytetarin në qendër të tij, sepse me zgjedhjen e procedurës konkurruese jemi siguruar që do të nxjerrim çmimin më të ulët për blerjen e energjisë. Kjo energji do të jetë e pastër e do të mbrojë mjedisin dhe shëndetin e secilit. Parkun Solar kemi vendosur ta ndërtojmë në tokë publike sepse publikes do t’i shërbejë. Për herë të parë në rajonin tonë po zhvillojmë një proces si ky i sotmi ku çmimet do të jepen në kohë reale e transparencë të plotë. E gjithë kjo nuk do të ishte e mundur pa përkushtimin e Ministrisë së Ekonomisë, institucioneve të tjera të përfshira dhe bashkëpunimin me asistencë nga USAID-i”, tha Kurti, njofton Klankosova.tv

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

fatmir bytyqi

Bytyqi: E papranueshme rritja e çmimit për sigurimin e makinave, kompanitë të tërheqin menjëherë vendimin

kontroll teknik veture servis

Shtrenjtohet sigurimi për regjistrimin e automjeteve

protesta-sindikata-punetoret-shkup

Protesta të punëtorëve më 1 maj në Maqedoninë e Veriut, kërkohet rroga minimale së paku 450 euro

statistika menaxhim ekonomi biznes

Punë nga shtëpia e që ora paguhet deri 200 euro, këto janë punët që mund t’i bëni

sulmohet-bursa-kriptografike-coinmama-450-mije-perdorues-te-prekur_5c687ba63612e

Banka e Shqipërisë: Sulmet kibernetike ndaj sektorit bankar në 2023 dështuan

banese celesa

Qytetarët në Maqedoni vrapojnë pas kredive për banesa, ja sa miliardë euro është borxhi ndaj bankave

selanik

Delegacione afariste nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia do të mbajnë takim në Selanik më 13 qershor

restorant

Biznesi i preferuar i shqiptarëve arrin 650 milionë euro, rritet sërish numri i kafeneve

DASH Uashington Departamenti

Nikolloski në takime në FMN – Politikat e e qëndrueshme ekonomike nxisin përshpejtimin e rritjes ekonomike

INFO

NA NDIQ