Kurti: T’i bëhet trysni Beogradit, këtë gjuhë e njeh më së miri

Iliria News Agency
Iliria News Agency

28 Mars, 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është e domosdoshme që komuniteti ndërkombëtar të ushtroj trysni mbi Beogradin sepse këtë gjuhë e njeh më së miri.

Kurti madje ka shtuar se Serbia nuk është shtet demokratik dhe se pushteti bën shumë trysni mbi popullin e vetë.

“Unë besoj që është e domosdoshme të bëhet më shumë trysni mbi Beogradin sepse ka dëshmuar se këtë gjuhë e njeh më së miri. Serbia nuk është shtet demokratik. Atje pushteti bën shumë trysu mbi popullin e vetë. Atje nuk sundon ligji mbi politikën, por politika mbi ligjin”, tha Kurti.

Sipas tij, vetëm një përpjekje e përbashkët me trysni shtesë nga BE-ja dhe ShBA-ja, do të mund të sillte rezultate.

“Është e domosdoshme kjo për shkak se autokratët, bujarinë e kuptojnë si frikë apo dobësi të palës tjetër. Në këto dy vite, Serbia ka synuar të marr para nga BE-ja, armatim nga Rusia, investime nga Kina dhe tolerancë nga ShBA-ja. Perëndimi duhet t’i tregojë se kjo nuk është e mundur më”, deklaroi Kurti.

Kurti ka folur edhe për nenin 7 të planit të BE-së për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij, në Kosovë nuk mund të ketë një superminoritet.

“Askund nuk ka autonomi për serbët lokalë në Kosovë. Ata janë qytetarë të Republikës së Kosovës e unë jam kryeministër edhe i atyre. Në nenin 7 flitet për vet-menaxhim, e kjo do të thotë që kemi referencë veç se tek marrëveshja kornizë e Këshillit të Evropës për mbrojtjen e pakicave kombëtare. Nuk ka vetëqeverisje dhe ka veç njohje de-fakto mes Kosovës dhe Serbisë. Nuk mund të kemi superminoritet në Kosovë. Nuk mund të kemi njerëz të privilegjuar në bazë të përkatësisë etnike apo fetare sepse privilegji për dikë bëhet diskriminim për dikë tjetër”, deklaroi Albin Kurti, kryeministër i Kosovës.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

automjete-ushtarake-turke-vuran

Arrijnë 500 ushtarë turq në Kosovë

Rama-kurti

Analistët dënojnë qëndrimin e Ramës për Kosovën

lajcak-esobar

Lajçak dhe Escobar sot takohen me presidenten Osmani dhe krerët e opozitës

hoti peci

“Argat i Kurtit”, “Analfabet”, “Inspektor Peci në botën e çudirave”, përplasja në rrjete sociale Hoti-Peci

escobar

Escobar: SHBA-ja është përkrahësja më e madhe e Kosovës, po kërkoj vetëm të dëgjohemi

kfori ushtria turke

Forcat komando turke në veri të Kosovës, Spahiu: Ka impakt të rëndë tek serbët

lajcak escobar kurti

Përfundon takimi, Escobar dhe Lajçak 3 kushte për Kurtin

haradinaj-kurti

Haradinaj – Kurtit: Mos e bëj më asnjë hap pa amerikanë, je duke e fundosur suksesin e Kosovës

serbet smigic sulm veri polici zvecan kfor

Gazeta gjermane: Kush po bën lojë të gabuar në Kosovë?

INFO

NA NDIQ